KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Elshani: Plumbat, gëzhojat dhe flamuri i Serbisë u gjetën afër vendit ku u vra Afrim Bunjaku
Siguri

Elshani: Plumbat, gëzhojat dhe flamuri i Serbisë u gjetën afër vendit ku u vra Afrim Bunjaku

Kosova News
Kosova News 13:03 -05/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se municionet që u sekuestruan në Banjskë të Zveçanit janë gjetur afër vendit ku u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku më 24 shtator 2023.

“Në anën e djathtë të vendit ku u vra polici ynë në shtator, jo në drejtim të manastirit ku tashmë kemi bërë kontrolle, por para urës në këtë fshat – rastësisht kemi hasur në 689 copë municione”, ka thënë Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për rajonin e veriut.

Policia e Kosovës gjatë patrullimit në Banjskë gjeti e sekuestroi 689 fishekë, një flamur të Serbisë, 34 gëzhoja dhe një karikator i AK-47

Siç njofton raporti i policisë, nuk ka të arrestuar, ndërsa rasti është nën hetime.

Ndryshe, në këtë fshat, më 24 shtator 2023, një grup terrorist nga Serbia i udhëhequr nga Milan Radojçiq, e kishte sulmuar Policinë e Kosovës, duke e lënë të vdekur rreshterin Afrim Bunjaku.

Pas këtij sulmi, ky grup kishte hyrë në Manastirin e Banjskës, ku kishin vazhduar luftimet me Policinë e Kosovës.

Si kundërpërgjigje, policia i kishte vrarë 3 pjesëtarë të grupit terrorist. Të tjerët kishin arritur të largoheshin.

Milan Radojçiq aktualisht gjendet i lirë në Serbi.

Gjithashtu lexoni:

Pas publikimit të pamjeve të KosovaNews prokuroria nis hetimet ndaj shoqëruesit të Sami Lushtakut ku dyshohet se kërcënoi zyrtarin policor

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?