Pritjet e mërgimtarëve tanë për të dalë nga Kosova, vazhdojnë të jenë të gjata. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata, për të dalë nga Kosova, janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.
Sipas kësaj qendre, në pikën kufitare me Serbinë, në Merdarë, pritjet zgjasin deri në 240 minuta (katër orë) dhe kolona e makinave është 2.5 kilometra e gjatë, kurse në pikë-kalimin te Dheu i Bardhë pritjet zgjasin deri në 40 minuta, në kolonë rreth 450 metra.
Në pikat tjera s’ka kolona as në hyrje as në dalje dhe pritjet zgjasin vetëm 3 deri në 5 minuta.



