Futbollisti i njohur kosovar, Valon Berisha, mund të rikthehet për të vazhduar karrierën në Europë. Mesfushori i kombëtares së Kosovës së fundmi ishte pjesë e Melbourne City në Australi, si i huazuar nga Reims i Francës.
Për shërbimet e Valon Berishës janë të interesuara tri skuadra evropiane.
Dy ekipet e mëdha kroate, Hajduk Split dhe Dinamo Zagreb duan transferimin e mesfushorit 30 vjeçar.
Megjithatë, futbollisti ka poashtu interesim edhe nga klubi i madh turk, Konyaspor – ekip ky i cili është më së afërmi për t’i siguruar shërbimet e tij.Berisha momentalisht është në pushime në Amerikë dhe pas disa ditësh pritet të vendosë definitivisht për të ardhmen e tij.


