Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Podujevë, me dyshimin se ka sulmuar një zyrtar policor, derisa ky po merrej me një rast të dhunës në familjes.
I dyshuari, që sipas Policisë është me probleme mendore, i ka shkaktuar lëndime trupore zyrtarit, e pas inicimit të rastit, është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “sulm ndaj personit zyrtar”, e polici ka pranuar trajtim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet me probleme mendore për shkak se kishte sulmuar një zyrtar policor derisa ishte duke u marrë me një rast dhunë në familje duke i shkaktuar lëndime trupore. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.


