KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani flet për raportet me Kurtin: Ka gjithmonë debate të zjarrta por në fund e gjejmë një rrugë përpara
Politikë

Osmani flet për raportet me Kurtin: Ka gjithmonë debate të zjarrta por në fund e gjejmë një rrugë përpara

Kosova News
Kosova News 22:48 -30/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për sfidat dhe rëndësinë e bashkëpunimit politik në Kosovë.

Osmani ka thënë se edhe pse mund të ketë debate të zjarrta dhe dallime në pikëpamje politike me kryeministrin Kurti, është me rëndësi që të gjendet një rrugë e përbashkët dhe të punohet me qëllime të përbashkëta.

“Sinqerisht, mua në fillim kur më thanë që kishte debate për këtë gjë, mua nuk mu kujtua se për çka kemi qenë duke fol në këtë moment. Pastaj e kujtova që ka qenë një diskutim rreth ligjit për zgjedhje të përgjithshme dhe nuk ka qenë diçka serioze, e tejkalohet pa asnjë problem për të cilën jemi duke punuar që të tejkalohet”, ka thënë presidentja Osmani ne rtvd.

Ajo ka theksuar se debatet janë normale dhe të shëndetshme në demokraci dhe ndonëse ka pasur diskutime të zjarrta me kryeministrin Kurti, ato nuk janë serioze saqë të mos tejkalohen.

“Nuk do të thotë që nuk kemi debate të zjarrta, kemi por kjo nuk ka qenë një prej tyre. Ka gjithmonë debate të zjarrta por në fund gjithmonë e gjejmë një rrugë përpara dhe një mirëkuptim. Është me rëndësi qëllimet ti kemi të përbashkëta, qëllime që kanë të bëjnë me një Kosovë çdo ditë e më të suksesshme, çdo ditë e më të fuqishme edhe brenda edhe jashtë sepse fuqizimi i ynë përbrenda reflekton edhe ndërkombëtarisht natyrshëm që çdo ditë marrim vendime që janë në interes të qytetarëve tanë”.

E para e shtetit ka deklaruar se ndonëse ka dallime në rritjen dhe të kaluarën politike, këto nuk duhet të pengojnë progresin e Kosovës.

“Edhe pse ne jemi rritur ndryshe politikisht, kemi të kaluar të ndryshme politike kjo nuk do të thotë që duhet të lejojmë që këto dallime dhe këto ndryshime ta dëmtojnë Kosovën dhe kemi filluar nga dita e parë e bashkëpunimit mbi këtë prizmë që edhe kur kemi ndryshime edhe kur kemi dallime të bëjmë debate sado të gjata por në fund t’a arrijmë një qëndrim të përbashkët i cili është në interes të qytetarëve të Kosovës”, vijon ajo.

Në fund, Osmani ka përmendur se bashkëpunimi dhe synimet e përbashkëta janë thelbësore për të avancuar interesat e vendit, duke theksuar nevojën për bashkëpunim edhe në rastet kur institucionet kanë kompetenca të ndara por që ndonjëherë ato gërshetohen.

“Nuk është mirë që gjithmonë të pritet që të kemi qëndrime identike sepse është edhe brenda familjes, njeriu nga njëherë ka mendime të ndryshme por edhe brenda familjes së njëjt politike njerëzit kanë dallime. Ne jemi dy institucione të ndryshe, kemi kompetenca të ndara por në shumë raste ato edhe gërshetohen prandaj është edhe e domosdoshme që të bashkëpunojmë dhe t’i kemi synimet dhe qëllimet e përbashkëta”, ka përfunduar Osmani.

Rrëfimi i presidentes Osmani për luftën: Babai im ka qenë i angazhuar politikisht në ndërtimin e celulave të para të mbrojtjes

Gjithashtu lexoni:

Kurti priti në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Numërohen mbi 96% e votave me postë, LVV prin me 53 ulëse në Kuvend

Rizvanolli: Mbi 35 milionë euro investime në efiçiencë të energjisë në Kosovë

100 deputetët shqiptarë që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës!

Elezi: KQZ sot përmbyllë numërimin e të gjitha fletëvotimeve

Kosova News 30/12/2023 30/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
scattered clouds
15° _ 15°
89%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
29 °C
Sun
28 °C

Lajmet e Fundit

Gërvalla në AKSP: Investimi në dije dhe aftësi është thelbësor për sigurinë
14:27 -17/06/2026
Kurti priti në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano
14:03 -17/06/2026
Numërohen mbi 96% e votave me postë, LVV prin me 53 ulëse në Kuvend
13:20 -17/06/2026
Një i plagosur nga arma e zjarrit në Prishtinë, Prokuroria nis hetimet për vrasje në tentativë
13:03 -17/06/2026
Pesë kandidatë plotësojnë kushtet për të garuar për kryeprokuror të shtetit
13:00 -17/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?