KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Berisha në arrest shtëpie, reagon Rama: S’është fitore arrestimi i dikujt, drejtësi do të ketë kur të gjykohet
Rajon

Berisha në arrest shtëpie, reagon Rama: S’është fitore arrestimi i dikujt, drejtësi do të ketë kur të gjykohet

Kosova News
Kosova News 15:33 -30/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Teksa kryeministri Edi Rama mbante konferencën përpara gazetarëve GJKKO-ja vendosi të merrte masën arrest në shtëpi për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Vendimi i Gjykatës – Berisha ruhet me mbikëqyrje policore, komunikon vetëm me familjarët

Ai u shpreh se nuk është fitore arrestimi i dikujt dhe se absolutisht nuk e sheh në asnjë formë si fitoren e Partisë Socialiste.

Ndër të tjera Rama rikthehu sërish ngjarjen e 21 janarit për të cilën tha se nuk do të ketë drejtësi pa u vendosur përpara gjykimit autorët, kryesisht porositësit.

“Kurrë nuk është fitore e një partie arrestimi i dikujt të cilësdo parti. Kurrë. Kjo është në parim. Partitë fitojnë zgjedhje për të çuar përpara vendin dhe partitë nuk janë organizata luftarake që funksionojnë për të eliminuar kundërshtarët, në një mënyrë apo tjetër.

Kështu që, nuk e shoh absolutisht këtë në asnjë formë si një fitore të Partisë Socialiste apo edhe si një fitore të Erioni apo Taulantit që kanë bërë me këmbëngulje themi me një pasion që uroj ta kishin të gjithë detyrën e tyre, ashtu siç e kanë parë ata të arsyeshme. Kjo është diçka që nuk ka lidhje fare me dëshirën, objektivin, nevojën për të parë si fitore faktin që cilido qoftë vihet nën trysninë dhe pastaj në masat e drejtësisë, kështu që nuk ka lidhje kjo.

Ashtu sikundër këtë nuk rri dot pa e thënë. Nuk do ketë drejtësi në Shqipëri deri kur të gjykohet 21 janari. Këtë di të them unë. Pa u gjykuar 21 janari dhe pa u vënë para drejtësisë vrasësit dhe urdhëruesit e tyre, që janë në fakt vrasësit e vërtetë të 21 janarit, drejtësia do jetë e gjymtuar moralisht dhe patjetër do të jetë dhe e pamjaftueshme për sa i përket fuqisë së saj.

21 janari dhe gjykimi i 21 janarit do të vendosin një gur të palëvizshëm për deri ku mund të shkojë, apo ku nuk mund të shkojë ushtrimi i forcës represive të shtetit, si rezultat i abuzimit me të nga persona të veshur me pushtet. Po këtë e kam në parim për rastin konkret nuk kam asnjë koment”, tha kryeministri. 

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 30/12/2023 30/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?