KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Haxhiu reagon sërish ndaj Isufajt: Po të mos hiqej urdhërarresti ndaj Radoiçiqit, ndoshta nuk do të ndodhte sulmi në Banjskë
Siguri

Ministrja Haxhiu reagon sërish ndaj Isufajt: Po të mos hiqej urdhërarresti ndaj Radoiçiqit, ndoshta nuk do të ndodhte sulmi në Banjskë

Kosova News
Kosova News 14:55 -30/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeprokurorit, Blerim Isufaj i cili ka pranuar ta ketë dhënë miratimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj Milan Radoiçiqit duke thënë se po të mos hiqej fletarresti në atë kohë ndoshta nuk do të kishte sulm terrorist në Banjskë.

Ministrja Haxhiu ka thënë se në vend se Isufaj të reagojë, të përgjigjet në pyetjen se pse e hoqi urdhërarrestin për Radoiçiqin duke kërkuar që të mos ikë nga thelbi i çështjes.

“Në vend të reagimeve kundrejt deklarimeve tona, Blerim Isufaj, le të përgjigjet vetëm në pyetjen se pse u tërhoq urdhëarresti për kryekriminelin Radojçiq në vitin 2021? Po të mos hiqej fletarresti me 2021 ndoshta nuk do të kishte Banjskë 2023. Mos të tentojë të ikë nga thelbi i çështjes”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ndryshe, të premten, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, konfirmoi se ka dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj Milan Radoiçiqit, lidhur me përfshirjen në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj e pranon se ia hoqi urdhërarrestin kriminelit e terroristit, Milan Radoiçiqit – Nuk i tregon arsyet (VIDEO)

Në konferencën e fundvitit Isufaj, pa i përmendur arsyet, tha se urdhërarresti ndaj Radoiçiqit është tërhequr për një kohë, porse më pas është rikthyer.

“Ai nuk ka qenë kurrë në paraburgim. Është tërhequr për një kohë urdhërarresti, i cili ndërkohë iu ka rikthyer…. Pa miratimin tim nuk kishte mundur me ndodhë. Nuk diskutohet kjo. Unë e kam dhënë pëlqimin, por arsyen pse e kam dhënë nuk mund ta bëj publike. Pikë. Këto janë çështje të ndjeshme”, tha Isufaj.

Prokuroria Speciale e pati kërkuar më 19 shkurt të 2021-s revokimin e urdhërarrestit ndaj Radoiçiqit teksa Gjykata e aprovoi këtë kërkesë më 23 shkurt të atij viti.

Urdhri për arrestim u pati lëshuar në gusht të 2020-s, nën dyshimin se Radoiçiqi ishte pjesë e grupit të organizuar kriminal të lidhur me vrasjen e Ivanoviqit. Radoiçiqi së fundi ka pranuar ta ketë organizuar grupin e armatosur serb që ndërmori sulm ndaj Policisë në Banjskë.

Në konferencë Isufaj iu kundërpërgjigj edhe kritikës së kryeministrit Albin Kurti rreth mosngritjes së aktakuzave nga Prokuroria Speciale lidhur me rastin e Banjskës.

“Pyetjes për kryeministrin, as që dua ta komentoj sepse nuk është çështje e tij ngritja e aktakuzave, është çështje e sistemit të drejtësisë. Ne aktakuzat i ngrisim kur i kryejmë hetimet dhe nuk mund të na tregojë askush se kur ne duhet të ngrisim aktakuza ose kur duhet t’i pushojmë hetimet”, tha ai.

Haxhiu – Isufajt: Po të mos i hiqej fletarresti Radoiçiqit, operimi i tij në veri do të ishte i pamundur

Gjithashtu lexoni:

Divizioni i Ushtrisë së ShBA-së do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës

Haradinaj uron Shqipërinë pas zgjedhjeve: Lidhja jonë është e përjetshme

Kurti kërkon nga Costa heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Zyra e BE-së për takimin e Costas me Kurtin: U theksua rëndësia e angazhimit të Kosovës për normalizim me Serbinë

Peci: Pse gjithë kjo zhurmë për një boshnjak/mysliman nga Novi Pazari?

Kosova News 30/12/2023 30/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Istogu e fiton finalen e parë
22:21 -14/05/2025
Divizioni i Ushtrisë së ShBA-së do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës
21:54 -14/05/2025
Albion Rrahmani shënon në finalen e Kupës së Çekisë
21:30 -14/05/2025
Haradinaj uron Shqipërinë pas zgjedhjeve: Lidhja jonë është e përjetshme
21:03 -14/05/2025
Kurti kërkon nga Costa heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës
20:42 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?