KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani ndan dekorata dhe mirënjohje për personalitetet e shquara në fusha të ndryshme
Lajme

Presidentja Osmani ndan dekorata dhe mirënjohje për personalitetet e shquara në fusha të ndryshme

Kosova News
Kosova News 20:21 -29/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një ceremoni solemne në prag të ndërrimit të motmoteve, ka ndarë dekorata dhe medalje të meritave për personalitete të shquara dhe institucione të rëndësishme nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Arbreshët.

Sipas Osmanit, këto personalitete me angazhimin e tyre të palodhur kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë, kulturën, sportin dhe fushat e tjera të jetës sonë.

“Ky është një akt i domosdoshëm për ta shprehur mirënjohjen tonë si komb ndaj atyre që me veprimtarinë e tyre jetësore dhe përkushtimin e pafund ndaj profesionit të tyre në fusha të ndryshme janë shndërruar në shembuj të shkëlqimit dhe frymëzimit të vazhdueshëm për brezat e rinj. Ata janë shembuj të asaj se çfarë mund të  arrihet me përkushtim dhe talent”, ka theksuar Osmani në adresimin e tij para ndarjes së dekoratave.

Ajo tha se “sot i nderojmë dhe nuk do të rreshtim së nderuari gjithsecilin që ka dhënë kontribut që Kosova dhe kombi shqiptar të jetë aty ku janë sot”.

“Ne jemi përkujdesur të bëjmë një përzgjedhje që përkon edhe me momentin e ndarjes së medaljeve, rikujtim të trashëgimisë dhe të kaluarës sonë si dhe ata që po hapin shtigje të reja për të ardhmen tonë”, ka vijuar presidentja.

Ajo ka thënë se këto çmime janë vlerësim i punës dhe angazhimit të suksesshëm në zgjerimin e kapaciteteve të vendit tonë dhe rezultateve kulmore në fusha të ndryshme.

“Institucionet e Kosovës dhe populli i Kosovës do t’u jenë përherë mirënjohës personaliteteve të dekoruara sot, atyre që janë dekoruar më herët dhe atyre që do të dekorohen në datat e rëndësishme historike, përfshirë më 17 shkurt dhe 12 qershor, sepse ata e mbajnë gjallë kulturën, artin, letërsinë, dijen, ndjenjën tonë atdhetare dhe mbi të gjitha humanizmin tonë”, ka shtuar Osmani.

E para e shtetit tutje ka thënë se në ditë të shënuara shtetërore e kombëtare do t’ua shprehim mirënjohjen tonë të gjithë atyre që kanë kontribuuar e vazhdojnë të kontribuojnë për vendin e tyre.

“Ata na kanë nderuar dhe e kanë bërë krenar vendin tonë dhe ne sot kemi mundësinë që sadopak t’ua kthejmë këtë të mirë në emër të qytetarëve të Kosovës”, ka nënvizuar presidentja.  

Ndër të dekoruarit të parë ishin rock-grupet e viteve të 80-ta dhe 90-ta, të cilat kanë qenë pjesë e ‘bumit’ kulturor të Kosovës në kohën kur ajo po shtypej e kultura po mohohej. Grupet ‘Trix’, ‘Minatori’, ‘Mak’, ‘TNT’, ‘Fontana’, ‘Elita 5’, ‘403’,’Ilirët’, ‘Fisnikët’, ‘Gjurmët’, ‘Telex’ dhe ‘Oda’. Sipas presidentes këto grupe kanë shpërfaqur energjinë e frymën e një periudhe të veçantë në historinë kulturore.

“Këta pionierë të muzikës nuk ishin vetëm interpretues, ata ishin katalizatorë të ndryshimeve tona shoqërore. Rock-grupet e asaj kohe i bënin jehonë aspiratave tona, zhgënjimeve dhe ëndrrave të një brezi të etur për ndryshim, të një brezi që sfidonte ‘status-quo’-n dhe që kërkonte barazi dhe që nuk rreshti asnjë kohë për emancipim shoqëror”, ka theksuar presidentja.

Ajo tutje theksoi se me dekorata do të nderohen edhe rapsodët tanë, të cilët me pasionin dhe talentin e tyre kanë mbajtur gjallë folklorin tonë sikurse edhe frymën epike, legjendare e historike, pastaj krijues dhe artistë të shumtë nga më të hershmit, siç është Jeronim De Rada e poeti i shquar arbreshë, Zef Serembe, deri te Mitrush Kuteli e Lasgush Poradeci, si dhe poetët e shquar të kohëve të reja si Xhevdet Bajraj. Me dekorata u nderuan edhe sportistë të shumtë, në mesin e të cilëve edhe gjenerata e artë e FC Prishtina.

Gjithashtu lexoni:

Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti

KQZ-ja përmbyll vlerësimin e pakove të votimit me postë, 82,809 të aprovuara

Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Njëri nga të arrestuarit për krime lufte në rastin “Reçaku II” është punëtor i Postës së Serbisë nga Poneshi i Gjilanit

Kosova News 29/12/2023 29/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
KQZ-ja përmbyll vlerësimin e pakove të votimit me postë, 82,809 të aprovuara
18:20 -14/06/2026
Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv
17:55 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?