KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pasi e pranon se i hoqi urdhëarrestin Radoiçiqit, Blerim Isufaj iu përgjigjet kritikave të kryeministrit Kurti: S’është çështje e jotja ngritja e aktakuzave (VIDEO)
Lajme

Pasi e pranon se i hoqi urdhëarrestin Radoiçiqit, Blerim Isufaj iu përgjigjet kritikave të kryeministrit Kurti: S’është çështje e jotja ngritja e aktakuzave (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 11:51 -29/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se nuk është çështje e kryeministrit se kur ngritën aktakuzat e kur pushojnë hetimet.

Isufaj të premten mbajti konferencën e fundvitit, ku nga gazetari i KosovaNews u pyet për komentet e Kurtit, i cili ka deklaruar se sistemi i drejtësisë përkundër informatave dhe fakteve s’ka ngritur ende asnjë aktakuzë për sulmin terroristë në Banjskë.

Në sulmin paramilimtar serb në Banjskë më 24 shtator, mbeti i vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Por Blerim Isufaj pasi paraprakisht e pranoi si ishte vetë ai që hoqi urdhërarrestit ndaj kriminelit e terroristit, Milan Radoiçiq dhe nuk tregoi arsyet, i është kundërpërgjigjur kryeministrir Kurti.

“Pyetjes së Kryeministrit, as që du me i komentu, sepse nuk është çështje e tij ngritja e aktakuzave. Është çështje e sistemit të drejtësisë. Ne aktakuzat i ngrisim kur i kryejmë hetimet, kur kemi prova dhe nuk mund të na tregoj askush se kur ne duhet të ngrisim aktakuza ose kur duhet të pushojmë hetime. Ne i përgjigjemi secilit me punën tonë më atë që e prezantuam këtu sot”, ka thënë Isufaj.

Kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj e pranon se ia hoqi urdhërarrestin kriminelit e terroristit, Milan Radoiçiqit – Nuk i tregon arsyet

Blerim Isufaj është i nominuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për Kryeprokuror të Shtetit, por deri tash ka pasur përplasje të vazhdueshme me liderët shtetërorë. Presidentja Vjosa Osmani ka refuzuar dekretimin e tij, pasi janë gjetur një varg shkeljesh.

Kujtojmë se e para e shtetit, Vjosa Osmani doli rreth dy muaj më parë në një konferencë për media dhe tregoi se nuk e ka dekretuar Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit.

Ajo tha se këtë vendim e mori pas shqyrtimit të ankesave të shumta nëpër gjykata.

Osmani ka theksuar se procesi për Kryeprokuror është përcjell me shumë parregullsi dhe me shumë shkelje procedurale.

Presidentja Vjosa Osmani nuk e dekreton Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit – Raport 18 faqesh me shkelje
Presidentja Osmani: Askush nuk mund të merr vendime duke kërcënuar kreun e shtetit (VIDEO)

Në përkrahje të vendimit të presidentes Vjosa Osmani kanë dalë edhe organizata joqeveritare që monitorojnë sistemimin e drejtësisë së Kosovës, Zyra e BE-së në Kosovë, ambasadorë të shumtë nga vendet e QUINT-it. Ata kanë kërkuar që ky proces me të drejtë duhet anuluar dhe në përsëritjen e tij KPK nuk duhet të bëj shkelje të tilla.

Gjithashtu lexoni:

Divizioni i Ushtrisë së ShBA-së do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës

Haradinaj uron Shqipërinë pas zgjedhjeve: Lidhja jonë është e përjetshme

Kurti kërkon nga Costa heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Zyra e BE-së për takimin e Costas me Kurtin: U theksua rëndësia e angazhimit të Kosovës për normalizim me Serbinë

Peci: Pse gjithë kjo zhurmë për një boshnjak/mysliman nga Novi Pazari?

Kosova News 29/12/2023 29/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Divizioni i Ushtrisë së ShBA-së do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës
21:54 -14/05/2025
Albion Rrahmani shënon në finalen e Kupës së Çekisë
21:30 -14/05/2025
Haradinaj uron Shqipërinë pas zgjedhjeve: Lidhja jonë është e përjetshme
21:03 -14/05/2025
Kurti kërkon nga Costa heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës
20:42 -14/05/2025
Zyra e BE-së për takimin e Costas me Kurtin: U theksua rëndësia e angazhimit të Kosovës për normalizim me Serbinë
20:38 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?