KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KESCO: Faturat e larta janë nga mënyra e shpenzimit të energjisë
Ekonomi

KESCO: Faturat e larta janë nga mënyra e shpenzimit të energjisë

Kosova News
Kosova News 08:37 -29/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qytetarë të shumtë u ndanë të pakënaqur me faturat e energjisë elektrike për këtë muaj, ku disa prej tyre zgjodhën të bëjnë ankesë zyrtare. Kryeministri Albin Kurti tha se nuk ka shtrenjtim të energjisë elektrike, por nëse ka fatura të fryra duhet të drejtohen tek KESCO dhe ZRrE. Në Zyrën e Rregullatorit për Energji, deri më tani janë rreth 12 ankesa zyrtare.

Jo pak qytetarë që pretendojnë se në muajin dhjetor kanë marrë fatura të fryra të energjisë elektrike, shprehen të indinjuar për këtë ndryshim, prandaj iu drejtuan KEDS-it për të të bërë ankesë zyrtare. Pati edhe të pakënaqur me faturat e dhjetorit, por që pranuan t’i paguajnë.

Pas diskutimeve të shumta për këtë çështje, reagoi edhe kryeministri, Albin Kurti, i cili mohoi të ketë shtrenjtim të rrymës.

“Nëse ka fatura të fryra, KESCO dhe ZRrE janë adresa të cilat duhet t’i adresojnë me seriozitet edhe me shpejtësi të gjitha ankesat, mirëpo nuk ka shtrenjtim të energjisë elektrike. Kur ka konsum më të lartë natyrisht se ka edhe faturë më të lartë. Shtrenjtim të energjisë elektrike nuk ka”, tha ai.

Zëdhënësja e KESCO-s, Margarita Rashiti, shpjegon arsyet e ndryshimit të faturave më të shtrenjta për muajin dhjetor.

“Rrjedhimisht qytetarët janë duke paguar aq sa kanë shpenzuar, nga afër 500 mijë konsumatorë të cilët deri në momentin që ne po flasim u janë lexuar njehësorët e tyre, 14% prej tyre kanë pranuar faturë mbi 100 euro, në ndërkohë 86% prej tyre kanë pranuar fatura nën 100 euro. Pra po flasim për një % shumë të vogël të konsumatorëve që kanë pranuar fatura mbi 100 euro sepse aq kanë shpenzuar, po në anën tjetër ata që e kanë tejkaluar bllokun e parë mbi 800kWh atëherë padyshim që tarifa e lartë dhe e ultë është më e lartë sesa blloku i parë…”, tha ajo për Rtv21.

Ndërkaq, në Zyrën e Rregullatorit për Energji, deri më tani janë dorëzuar rreth 12 ankesa zyrtare në lidhje me faturat e dhjetorit.

“Për sa i përket ankesave për faturat e fundit, ju informojmë se deri me sot janë pranuar 12 ankesa te konsumatorëve. ZRRE-ja, ka një proces për ankesat e konsumatorëve që konsumatorët e përdorin gjatë gjithë kohës për zgjidhjen e çështjeve në lidhje me leximin e njehsorëve, faturimin, dhe çështje të tjera. Çdo ankesë e konsumatorëve do të zgjidhet sipas procedurës për zgjidhjen e ankesave në sektorin e Energjisë”.

Afati për ankesa të qytetarëve për faturat e muajit dhjetor 2023, në KEDS ende nuk është mbyllur.

Gjithashtu lexoni:

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve

ATK paralajmëron pronarët: Deklaroni të ardhurat nga qiraja ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Ky është çmimi i naftës për sot

Kosova News 29/12/2023 29/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit
19:51 -14/07/2026
Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor
19:39 -14/07/2026
Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje
19:17 -14/07/2026
Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë
18:13 -14/07/2026
Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë
18:08 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?