KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Suspendohet drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi
Shëndetësi

Suspendohet drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi

Kosova News
Kosova News 18:49 -21/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, në një konferencë për media ka thënë se është suspenduar (largim i përkohshëm) drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi.

Ky vendim është marrë në mbledhjen konstituivë të Bordit Drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore, të emëruar nga Qeveria e Kosovës.

Gexha njoftoi se me shumica vota, Bujar Kaquri është zgjedhur ushtrues i detyrës së drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore.

 “Që në mbledhjen e radhës do të emërojmë komitetit e auditimit të brendshëm drejt ngritjes së nivelit të funksionit të auditimit të brendshëm në këtë institucion dhe krahas kësaj do të kërkojmë raporte të hollësishme. Kjo do të trasojë veprimet tona tutje si bord, kthim të ligjshmërisë, transparencës dhe llogaridhënies e Fondit për Sigurime Shëndetësore, shmangies të nepotizmit e konfliktit të interesit në ushtrim të detyrave, auditim gjithëpërfshirës e bashkëpunim me organet e rendit”, tha Gexha në konferencën për media.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë thotë se qeveria ka për synim të themelojë sistemin e sigurimeve shëndetësore.

Ajo ka thënë se do të korrigjohet sistemi aktual i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Sipas saj deri më tani është dëmtuar buxheti i shtetit dhe shëndeti i pacientëve.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë që tashmë është edhe anëtare e Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore ka thënë se pezullimi i drejtorit është bërë me qëllim që të kenë më lehtë qasjen në informacion dhe raporte.

Gjithashtu lexoni:

Pacolli: Nga e hëna nis zbatimi i projektit të banimit social

Pacolli: 37 milionë euro për zhvillimin e balancuar të territorit

Ngacmoi seksualisht një grua dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet i dyshuari

Arrestohen tre persona në Leposaviq, dyshohen se vodhën mijëra euro, dinarë e zinxhirë ari

Maqedonci: Optimizimi i KFOR-it në urën e Ibrit pasqyron përmirësimin e sigurisë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?