KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » RrGK i bën thirrje Qeverisë të adresojë nevojat e strehimoreve dhe shërbimeve tjera sociale
Lajme

RrGK i bën thirrje Qeverisë të adresojë nevojat e strehimoreve dhe shërbimeve tjera sociale

Kosova News
Kosova News 13:12 -28/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Rrjeti i Grave të Kosovës thekson se fillimi i vitit po i gjen pa fonde disa strehimore që ofrojnë shërbime rezidenciale për viktimat e dhunës në familje, fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe viktimat e trafikimit.

RrGK bën të ditur më tej se Qendra për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve Liria Gjilan, Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Qendra Shpresë dhe Shtëpi për Fëmijë kanë mbetur pa fonde për muajt janar e shkurt, pasi që të mërkurën, më 27 dhjetor 2023, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, refuzoi kërkesën për financim të këtyre strehimoreve.

“Kërkesa ishte dërguar në Ministrinë e Drejtësisë nga përfaqësueset e strehimoreve, e cila pastaj nga Ministria e Drejtësisë u dërgua për aprovim në Ministrinë e Financave, e që pastaj u refuzua.

Në vitin 2023, këto strehimore u mbështetën financiarisht nga Ministria e Drejtësisë për periudhën maj-dhjetor 2023, ndërsa të njëjtave u ishte premtuar se në nëntor të 2023 do të hapet thirrja publike për financim për fillimin e vitit, por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Për më tepër edhe shumë qendra ditore që ofrojnë shërbime sociale janë në të njëjtën situatë”, thuhet në reagim.

Sipas Rrjetit të Grave qeveria e tanishme ka dhënë shumë zotime se do ketë prioritet luftimin e dhunës me bazë gjinore, si dhe përmirësimin e shërbimeve sociale.

“Për këtë edhe ne si RrGK shpesh kemi përgëzuar Qeverinë për vullnetin që e ka shprehur në luftim të dhunës me bazë gjinore e të pabarazive tjera sociale. Mirëpo, ky vendim i fundit në prag të festave të fundvitit, na bën të reagojmë dhe të shqetësohemi për mirëqenien e personave, që janë në nevojë për strehim e shërbime sociale.

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) së bashku me 144 anëtaret e saj, i bën thirrje Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që sa më parë ta adresojnë këtë problem. Ne jemi tejet të shqetësuara për mos-aprovimin e mbështetjes financiare për strehimoret e lartpërmendura dhe shërbimet tjera sociale, sepse kjo do t’i vërë në një situatë të rrezikut të gjithë qytetaret/ët që kanë nevojë për këto shërbime.

Siç ka qenë praktikë edhe viteve paraprake, ne presim që qeveria sa më parë të krijojë një Fond Emergjent përmes të cilit do të mbulohen nevojat e strehimoreve dhe shërbimeve sociale për periudhat kur ato kanë nevojë”, thuhet më tej në reagim.

Rrjeti i Grave të Kosovës thotë se ka avokuar gjithnjë që të ekzistojë një linjë e veçantë për shërbimet e strehimit të viktimave të dhunës me bazë gjinore e trafikimit me qenie njerëzore, e cila tashmë që nga viti 2018 është në Ligjin për Buxhet, ndërsa tani është koha që kontraktimi i shërbimeve sociale të ofruara nga strehimoret të mbulohen për një periudhe 3 vjeçare, si një zgjidhje e qëndrueshme, propozim ky të cilin RrGK ka kohë që e ka rekomanduar për Qeverinë e Kosovës. 

KOMF: Shërbimet sociale rrezikojnë të mbyllen në janar

Gjithashtu lexoni:

Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Kosova News 28/12/2023 28/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen tre persona
18:23 -12/07/2026
Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën
17:58 -12/07/2026
Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?