KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mosdekretimi i kryeprokurorit, Maloku tenton ta gjuaj fajin te Zyra e Presidentes
Lajme

Mosdekretimi i kryeprokurorit, Maloku tenton ta gjuaj fajin te Zyra e Presidentes

Kosova News
Kosova News 11:43 -28/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku është pyetur në konferencën e fundit për këtë vit edhe për mos-dekretimin e Blerim Isufaj për kryeprokuror të shtetit.

Në këtë rast Maloku tha se KPK e ka bërë punën e tij, ndërsa sipas tij ka dështuar Zyra e Presidentes.

“Nuk mendoj se këshilli ka dështuar, por ka dështuar Zyra e Presidentes. Ne kemi edhe një opinion të Komisionit të Venecias. Këshillat kanë rol përmbajtjesor, e roli i presidentit është formal, pra dekretimi. Shtyrja që ka bërë presidentja, është dështim i zyrës së saj, e ka mbajt më shumë se 1 vit e gjysmë pezull dekretimin”, ka thënë Maloku.

Maloku ka thënë se Këshilli është përballe me sfida, por ka shënuar edhe rezultate për gjatë 12 muajve punë.

“Gjate këtij viti Këshilli Prokurorial ka marrë 190 vendime, që kanë shërbyer për realizimin e mandatit kushtetues të këshillit dhe sistemit prokuroria”, ka thënë ai në konferencën përmbyllëse për viti 2023.

Kujtojmë se e para e shtetit, Vjosa Osmani doli rreth dy muaj më parë në një konferencë për media dhe tregoi se nuk e ka dekretuar Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit.

Ajo tha se këtë vendim e mori pas shqyrtimit të ankesave të shumta nëpër gjykata.

Osmani ka theksuar se procesi për Kryeprokuror është përcjell me shumë parregullsi dhe me shumë shkelje procedurale.

Presidentja Vjosa Osmani nuk e dekreton Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit – Raport 18 faqesh me shkelje
Presidentja Osmani: Askush nuk mund të merr vendime duke kërcënuar kreun e shtetit (VIDEO)

Në përkrahje të vendimit të presidentes Vjosa Osmani kanë dalë edhe organizata joqeveritare që monitorojnë sistemimin e drejtësisë së Kosovës, Zyra e BE-së në Kosovë, ambasadorë të shumtë nga vendet e QUINT-it. Ata kanë kërkuar që ky proces me të drejtë duhet anuluar dhe në përsëritjen e tij KPK nuk duhet të bëj shkelje të tilla.

Gjithashtu lexoni:

Një 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Janiqisht të Malishevës

Farage propozon burgosjen e të huajve jashtë Britanisë, Kosova në listë

Kuvendi i Kosovës organizon ditën e dytë të aktivitetit për bashkatdhetarët

Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë

Kosova News 28/12/2023 28/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

Bashar al-Asad dënohet me vdekje
11:35 -11/08/2026
Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë
10:53 -11/08/2026
Mbyllet përkohësisht rruga “Qamil Hoxha” në Prishtinë
10:09 -11/08/2026
Një 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Janiqisht të Malishevës
09:59 -11/08/2026
Nafta sot 1.64 euro, benzina 1.44 euro për litër
09:29 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?