KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çmimet astronomike dhe rrjepja e qytetarëve – “Prishtina Parking” mblodhi afër 10 mijë euro të hyra brenda një dite
Lajme

Çmimet astronomike dhe rrjepja e qytetarëve – “Prishtina Parking” mblodhi afër 10 mijë euro të hyra brenda një dite

Kosova News
Kosova News 10:36 -28/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndërmarrja Publike “Prishtina Parking” ka arritur që brenda një dite të grumbullojë afërsisht 10 mijë euro vetëm nga SMS-të për pagesën e parkingjeve, pa llogaritur këtu edhe gjobat që vënë gjatë ditës.

Sipas njoftimit të “Prishtina Parking”, mbrëmë është arritur numri rekord i SMS-ve të dërguara për pagesën e parkingjeve në Zonën 1 dhe 2.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, “Prishtina Parking” ka pranuar rreth 7035 mesazhe. 1678 prej tyre ishin për pagesë në Zonën 1, ndërkaq 5353 SMS thuhet të jenë dërguar për pagesën e parkingut në Zonën 2.

“Prishtina Parking” ka njoftuar se ka rritje të konsumatorëve krahasuar me ditët e kaluara.

Një orë parkingu në Zonën 1 kushton 1 euro, ndërkaq Zona 2 është 0.50 centi ora.

Një veturë mund të parkohet për maksimum 180 minuta në një zonë të caktuar.

Lidhur me gjobat e vendosura nga kjo ndërmarrje ditë më parë është marrë vendimi për ndryshimin e rregullores së saj.

Rregullorja e re nuk parasheh më gjoba standarde për personat që parkojnë automjetet e tyre në parkingjet e menaxhuara nga ndërmarrja dhe nuk kryejnë pagesë. Në vend të saj, shoferët do të detyrohen të paguajnë një biletë 24-orëshe dhe gjithashtu do t’u vendoset edhe bllokada në rrota.

Kjo biletë do të vlejë më pas për 24 orët e ardhshme për të gjitha parkingjet e menaxhuara nga “Prishtina Parking” dhe kushton 20 euro.

Ndërmarrja “Prishtina Parking” është njëra prej ndërmarrjeve më të diskutueshme lidhur me operimin e tyre në kryeqytet.

Ajo ishte kritikuar tej mase nga banorët rezidentë për mënyrën e funksionimit të saj dhe çmimet e larta.

Kjo ndërmarrje ka çmime astronomike sidomos për gjithë ata që nuk janë banues të përhershëm në Prishtinë, por që punojnë në kryeqytet.

Qytetarët e tillë edhe pse punojnë në kryeqytet, detyrohen që për parkingun e veturës së tyre të paguajnë nga 70 euro në muaj, apo nëse bëjnë pagesë për një vit kushton 700 euro.

Këto çmime në krahasim me të ardhurat e punëtorëve, janë konsideruar si astronomike dhe nuk ka vend tjetër që ka këso taksash.

Ndërmarrja “Prishtina Parking” përveç çmimeve të larta shpesh herë është kritikuar nga opozita në kryeqytet edhe për mbushjen e saj me punëtorë që kanë lidhje partiake me LDK-në.

Për punësimet partiake në këtë ndërmarrje ka raportuar edhe KosovaNews.

LEXO më shumë:

EKSKLUZIVE: Punësime masive partiake në ndërmarrjet e Prishtinës – Rruga e re e LDK-së e njëjtë me të PDK-së (EMRAT-Pjesa2)

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve

ATK paralajmëron pronarët: Deklaroni të ardhurat nga qiraja ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore

Kosova News 28/12/2023 28/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
MASh konsultohet me institucionet e arsimit të lartë për Strategjinë 2035+
20:14 -14/07/2026
Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit
19:51 -14/07/2026
Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor
19:39 -14/07/2026
Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje
19:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?