KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KOMF: Shërbimet sociale rrezikojnë të mbyllen në janar
Lajme

KOMF: Shërbimet sociale rrezikojnë të mbyllen në janar

Kosova News
Kosova News 10:36 -28/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, i cili përfaqëson 35 organizata jo qeveritare, ka adresuar sot një letër të hapur tek kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke kërkuar ndërmarrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e mbylljes së shërbimeve sociale për fëmijët e cenueshëm.

Konkretisht, KOMF ka kërkuar sigurim të financimit për ofrimin e shërbimeve sociale, të cilat janë jetike për fëmijët e cenueshëm, shërbime të cilat si pasojë e mos mbështetjes financiare nga Qeveria rrezikojnë të mbyllen nga 1 janar.

Shërbimet rezidenciale dhe shërbimet ditore për fëmijët pa përkujdesje prindërore, fëmijët viktima të abuzimit dhe keqtrajtimit, fëmijët viktima të dhunës në familje dhe viktimat e trafikimit (niveli i ulët dhe i mesëm i rrezikut), fëmijët me aftësi të kufizuara, etj., financohen pjesërisht nga Ministria Drejtësisë përmes thirrjeve publike çdo vit. Nga viti 2016, ka zbrazëtira kohore mes thirrjeve/kontratave për mbështetje të këtyre shërbimeve duke lënë pa përkrahje financiare këto shërbime çdo fillim vit. Institucionet jo-publike të licencuar për ofrimin e shërbimeve sociale janë mbështetur financiarisht nga Ministria e Drejtësisë për ofrimin e shërbimeve. Mbështetja financiare nga Ministria e Drejtësisë ka qenë për periudhën prill 2023 – janar 2024 dhe si rrjedhojë shërbimet posedojnë financimin vetëm deri në janar 2024. Në mungesë të fondeve për mbështetje të mëtutjeshme shërbimet rrezikojnë të mbyllen.

“Ndërprerja e ofrimit të këtyre shërbimeve, qoftë edhe përkohësisht do të lërë pa strehë fëmijët viktima të akomoduar aktualisht në strehimore dhe po ashtu do të mbyllë derën për rastet e reja që mund të jenë në nevojë për shërbime rezidenciale, duke shkelur kështu të drejtën themelore të fëmijëve për mbrojtje”, thuhet në komunikatën e KOMF.

Sipas Koalicionit të Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve me situatë të njëjtë, do të përballen edhe ofruesit e shërbimeve që ofrojnë shërbime në baza ditore për fëmijët e cenueshëm përmes qendrave ditore.

“Në mungesë të shërbimeve sociale, fëmijët e cenueshëm, e sidomos fëmijët më aftësi të kufizuara do të mbesin të mbyllur në shtëpi dhe do të pësojnë regres në zhvillimin e tyre fizik, psikologjik dhe emocional. Kjo situatë, do të rëndojë edhe gjendjen ekonomike dhe emocionale të familjeve të fëmijëve të cenueshëm, të cilët do të detyrohen që të marrin shërbime me pagesë, në bazë të mundësive të tyre financiare. Krahas mbylljes së shërbimeve, do të pasojë edhe mbyllja e qendrave të specializuara për shërbime ditore, të cilat janë të pajisura me mjete pune, infrastrukturë, staf profesional dhe të licencuar. Poashtu, ky vakum kohor, rrezikon humbjen e stafit profesional në të cilin është investuar ndër vite”, thuhet tutje në komunikatë.

KOMF përmes letrës ka kërkuar ndërmarrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e mbylljes së shërbimeve sociale dhe ndarjen e një fondi emergjent për periudhën kohore janar – prill 2024, deri në hapjen e shpalljes së rregullt nga Ministria e Drejtësisë.

“Për të zgjidhur këtë problematikë të përsëritur ndër vite, KOMF ka kërkuar ndërmarrjen e veprimeve për krijimin e një skeme të qëndrueshme për kontraktimin e shërbimeve sociale dhe familjare. Kontraktimi duhet të bëhet në emër të blerjes së shërbimeve për ofrimin e shërbimeve sociale për periudha tre vjeçare në mënyrë që të sigurohet financim i qëndrueshëm dhe të eliminohen zbrazëtitë kohore”, nënvizohet në komunikatë.

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Kosova News 28/12/2023 28/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen tre persona
18:23 -12/07/2026
Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën
17:58 -12/07/2026
Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?