Një person është arrestuar pasi dyshohet se dje e ka goditur me veturë një polic.
Rastin e ka zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Ai është ndaluar nga prokurori i Shtetit për 48 orë. Në kohën e paraparë ligjore do të bëhet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Nikçi.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në fshatin Ozdrim të Pejës.
Në raportin 24-orësh të së martës u bë e ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, teksa vetura e dyshuar është gjetur e braktisur.


