Policia e Kosovës ka njoftuar se një person e ka goditur me veturë një zyrtar policor dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në Ozdrim të Pejës, të hënën rreth orës 18:05.
“Ozdrim, Pejë 25.12.2023-18:05. Raportohet se një i dyshuar i panjohur me veturë ka goditur zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Vetura e dyshuar është gjetur e braktisur, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.


