KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rasti “Toka 3”- shpërlarja e parave, dëgjohen tre dëshmitar tjerë
Siguri

Rasti “Toka 3”- shpërlarja e parave, dëgjohen tre dëshmitar tjerë

Kosova News
Kosova News 15:42 -21/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Mexhid Syla, Visar Ahmeti dhe Dejan Lazoviç, janë dëgjuar në cilësinë e dëshmitarëve lidhur me rastin e njohur si “Toka 3”, ku 16 persona po akuzohen për shpëlarje të parave.

Gjykimi ka vazhduar, me dëshminë e dëshmitarit Ahmeti, i cili ka thënë se qëndron pranë deklaratave të tij të dhëna më herët në prokurori të EULEX-it, më 8 korrik 2016 dhe me 6 tetor 2016.

Ahmeti ka shtuar, se është e vërtetë se ka blerë disa parcela, mirëpo marrëveshjen e ka bërë me Shpresim Ukën, ndërsa Elheme Uka vetëm e ka nënshkruar kontratën e shitblerjes, mirëpo nuk e posedon as këtë kontratë e as ndonjë dokument lidhur me parcelën e blerë pasi i janë konfiskuar të gjitha.

Në këtë rast, Baki Abdullahu, Haki Hyseni, Arsim Hasani, Valdet Shaqiri, Skender Potera, Muharrem Kadriu, Xhevahir Begolli, Nadir Shantir, Sali Bivolaku, Idriz Buza, Shkëlqim Latifaj, Enver Çoçaj, Jeton Govori, Besnik Rexha, Jusuf Lataj dhe Agron Haxhosaj akuzohen se kanë përvetësuar dhe kanë tentuar të transferojnë parcelat në pronësi shoqërore që ndodheshin në Llapnasellë e Veternik, me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës, burimit, sistemimit, lëvizjes dhe pronësisë së pronave.

Në këtë seancë prezentë ishte prokurorja speciale, Iliriana Collaku-Tafa, e cila fillimisht ka filluar me marrjen në pyetje të dëshmitarit Syla, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në pyetjet e prokurores, Collaku – Tafa, avokati Syla, në cilësi të dëshmitarit ka thënë se deklarata e tij nuk mundet të kontribuoj në këtë çështje pasi që qëndron ende pranë deklaratës së dhënë në prokurori kur ka qenë i dyshuar, ku kishte thënë se në asnjë mënyrë nuk ka qenë i implikuar më familjen Steviç dhe se asnjëherë nuk ka ndërmarr ndonjë veprim juridik si avokat në emër të kësaj familje.

Lidhur me autorizimin i cili ekziston si dëshmi, se është i nënshkruar nga anëtarët e familjes Steviç, dëshmitari Syla ka thënë se autorizimin e ka parë për herë të parë kur është intervistuar në prokurori.

“Unë nuk kam qenë në dijeni dhe këtë e kam marrë vesh kur jam marrë në pyetje në prokurori dhe me përgjegjësi të plotë morale, materiale dhe formale deklaroj se një kërkesë e tillë nuk është përpiluar nga unë dhe jam shumë i bindur se nënshkrimi im në atë kërkesë nuk qëndron por e ka nënshkruar dikush tjetër”, ka thënë Syla.

Gjykimi ka vazhduar, me dëshminë e dëshmitarit Ahmeti, i cili ka thënë se qëndron pranë deklaratave të tij të dhëna më herët në prokurori të EULEX-it, më 8 korrik 2016 dhe me 6 tetor 2016.

Ahmeti ka shtuar, se është e vërtetë se ka blerë disa parcela, mirëpo marrëveshjen e ka bërë me Shpresim Ukën, ndërsa Elheme Uka vetëm e ka nënshkruar kontratën e shitblerjes, mirëpo nuk e posedon as këtë kontratë e as ndonjë dokument lidhur me parcelën e blerë pasi i janë konfiskuar të gjitha.

Tutje, është ftuar në sallë edhe dëshmitari Llaziç i cili ka thënë se disa herë është intervistuar nga EULEX-i, lidhur me problemet të cilat i kanë pasur me Skender Bajramin pas shitjes e pronës në Çagllavicë.

“Sa më kujtohet, nga viti 2005-2006, personi me emrin Skender Bajrami ka ardh te tani i ndjeri babi im, që ta blejë një sipërfaqe të parcelës. Në marrëveshje është bo kontrata e shitblerjes dhe gjithçka ka qenë në rregull derisa në një periudhë Skenderi ka kërkuar kthimin e kapares dhe prej atëherë kemi problem me të”, ka thënë, dëshmitari Llaziç.

Seanca e radhës është caktuar me datën 8 dhe 9 shtator.

Në këtë rast, i akuzuar është edhe Samir Haxhimusaj, për të cilin, kryetarja e trupit gjykues Violeta Namani, në seancën e 31 majit 2021 ka bërë veçimin e procedurës, pasi ka konstatuar se i njëjti gjendet jashtë vendit.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 1 shtator 2021, e kishte hudhur poshtë aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Kundër këtij aktvendimi, ankesë kishte ushtruar PRSK-ja, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës, shkeljes së ligjit penal si dhe vërtetim jo i plotë dhe i gabuar i gjendjes faktike.

Me këtë ankesë, prokuroria ka kërkuar që të ndryshohet vendimi i shkallës së parë dhe të vendoset që të vazhdohet procedura penale ndaj të akuzuarve ose rasti të kthehet në rivendosje.

Gjykata e Apelit ka marrë vendim, me të cilin e ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë dhe ka vendosur që lënda ndaj 16 të akuzuarve për shpëlarje të parasë, të shkojë në shqyrtim gjyqësor.

Gjykata e Apelit ka vlerësuar se aktvendimi i ankimuar është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës, po ashtu dispozitivi i aktvendimit është i paqartë dhe i pakuptueshëm.

Po ashtu, Apeli ka vlerësuar se në arsyetimin e aktvendimit të ankimuar nuk janë dhënë arsye të mjaftueshme dhe të qarta lidhur me faktet vendimtare, të cilat i ka vërtetuar apo nuk i ka vërtetuar, si dhe është në kundërshtim me shkresat e lëndës si dhe arsyet në të cilat është bazuar në rastin e zgjedhjes së kësaj çështje.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 24 tetor 2016 ka ngritur aktakuzë ndaj Baki Abdullahut, Haki Hysenit, Arsim Hasanit, Valdet Shaqirit, Skender Poterës, Muharrem Kadriut, Xhevahir Begollit, Nadir Shantirit, Sali Bivolakut, Idriz Buzës, Samir Haxhimusajt, Shkëlqim Latifajt, Enver Çoçajt, Jeton Govorit, Besnik Rexhës, Jusuf Latajt dhe Agron Haxhosajt, për shkak të veprës penale “Shpëlarja e parave”, vepra penale në bashkim dhe në vazhdim, në bashkëkryerje, në kundërshtim me nenin 23 dhe 71 të KPRK-së në fuqi deri më 31 dhjetor 2012, po ashtu paraparë edhe me nenin 31 dhe 81 të KPRK-së, në fuqi që prej janarit 2013; në kundërshtim me nenin 10 të Rregullores së UNMIK-ut nr.2004/2 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe veprave penale të përafërta dhe në kundërshtim me nenin 56 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit”, në fuqi prej 15 qershor 2016, siç referohet me nenin 308 të KPRK-së, të hyrë në fuqi nga 1 janari 2013.

Sipas kësaj aktakuze, të lartcekurit këto veprime i bëjnë duke e ditur apo duke pasur arsye për ta ditur se parcelat e tokës në pronësi shoqërore të cekura më poshtë janë fitim i krijuar me aktivitete kriminale, posaçërisht se pronësia e këtyre pronave ishte transferuar zyrtarisht tek persona të entitetit serb.

PSRK-ja pretendonte se këto prona kanë qenë në fakt nën kontrollin dhe posedimin e grupit të organizuar kriminal të përshkruar në pikën një të aktakuzës, si rezultat i veprimtarive kriminale të përshkruara në pikat nga 1 deri në 19, në bashkëpunim me të paraqiturit si përfaqësues të shitësit të parcelës së tokës dhe me vet blerësin që janë vet ata, kanë transferuar dhe kanë tentuar të transferojnë pronat me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës, burimit, sistemimit, lëvizjes dhe pronësisë së pronave, apo në çfarëdo rrethanash.

Kjo thuhet se u bë me qëllim të asistimit të të akuzuarve tjerë të cilët ishin të përfshirë apo kishin qëllimin e përfshirjes në kryerjen e veprës penale, që ka shkaktuar shmangien nga pasojat juridike ose pasojat e mundshme ligjore, për veprimet e tyre, në veçanti.

Gjithnjë sipas kësaj aktakuze, Baki Abdullahu më 24 maj 2006 ka përvetësuar dy parcela të tokës në Llapnasellë nga Edvard Gashi, i cili kishte vepruar në cilësi të përfaqësuesit dhe në emër të anëtarëve të familjes Stevic, me çmime artificialisht të ulëta, 82 mijë euro (20.83 euro për m2) dhe më 18 tetor 2006 i ka transferuar ato nga Haki Hyseni për një çmim prej 80 mijë euro (20.29 euro për m2).

Haki Hyseni thuhet se më 18 tetor 2006 ka transferuar parcelat e tokës në Llapnasellë nga Haki Abdullahu, me çmim të ulët prej 82 mijë euro. Kurse, Arsim Hasani thuhet se më 5 shtator 2006 ka përvetësuar parcelën në Llapnasellë nga Fahredin Gashi, me një çmim të ulët prej 49 mijë e 560 euro (28 euro për m2).

Sipas aktakuzës, Valdet Shaqiri thuhet se më 9 korrik 2007 ka përvetësuar parcelën në Llapnasellë nga Shaban Syla, i cili kishte vepruar në cilësi të përfaqësuesit dhe në emër të Kruna Blagojeviq, në çmim të ulët prej 127 mijë e 400 euro (25 m2) dhe më 30 tetor 2007, ka transferuar këtë parcelë tek Skender Potera, në çmim prej 153 mijë euro (30 për m2).

Gjithnjë sipas aktakuzës, Skender Potera e ka përvetësuar parcelën e lartcekur nga Valdet Shaqiri në çmim prej 153 mijë euro (30 m2). Ndërsa, Muharrem Kadriu thuhet se më 11 shtator 2007 ka përvetësuar parcelën nga Shaban Syla, i cili kishte vepruar në cilësi të përfaqësuesit dhe në emër të Kruna Blagojevic, në çmim të ulët prej 156 mijë e 750 euro (28.65 euro për m2), dhe më 16 mars 2013 këtë parcelë ai e ka transferuar tek ndërmarrja Jusaj Metal për një çmim të ulët prej 405 mijë euro (74 m2).

Aktakuza thotë se Xhevahir Begolli më 29 qershor 2007 ka përvetësuar parcelën e lartcekur nga Shaban Syla , i cili kishte vepruar në cilësi të përfaqësuesit dhe në emër të Kruna Blagojevic në çmim artificialisht të ulët prej 51 mijë e 700 euro (14.96 euro për m2) dhe më 8 mars 2008 të njëjtën e ka transferuar Nadir Shantir në çmim artificialisht të ulët prej 51 mijë e 855 euro (15 m2). E ky i fundit më 8 mars 2008 nga Xhevahir Begolli kishte përvetësuar parcelën e lartpërmendur.

Sali Bivolaku, sipas aktakuzës më 2 korrik 2012 përmes përfaqësuesit të tij, Avni Maxhunit ka përvetësuar parcelën e tokës në Veternik nga Shqipe Maxhuni në çmim artificialisht të ulët prej 150 mijë euro (55.56 m2). Kurse, Idriz Buza thuhet se më 14 gusht 2012 ka përvetësuar parcelën në Veternik nga Elhame Uka në çmim artificialisht të ulët prej 9 mijë euro (3.33 euro për m2).

Aktakuza thotë se Samir Haxhimusaj më 13 shtator 2012 ka përvetësuar parcelën e tokës në Veternik nga Visar Ahmeti në çmim artificialisht të ulët prej 9 mijë e 800 euro (9.80 euro për m2), kurse Shkëlqim Latifaj thuhet se më 16 nëntor 2012 ka përvetësuar parcelën e tokës në Veternik nga Ilaz Syla në çmim artificialisht të të ulët prej 60 mijë euro (38.96 euro për m2), dhe më 25 qershor 2013 e ka transferuar tek Enver Çoçaj në çmimin artificialisht të ulët prej 61 mijë euro (39.61 euro për m2).

Kurse, për Enver Çoçajn aktakuza thotë se më 24 gusht 2012 ka përvetësuar parcelën e tokës nga Ilaz Syla në çmim artificialisht të ulët prej 9 mijë e 900 euro (2.48 euro për m2), dhe më 16 nëntor 2012 ka përvetësuar parcelën tjetër të tokës në Veternik nga Shkëlqim Latifaj në çmimin prej 61 mijë euro (39.61 euro për m2), të cilën më 7 maj 2015 e ka transferuar tek Jusuf Latifaj dhe Agron Haxhosaj në çmim të ulët prej 72 mijë euro (46.75 euro për m2).

Tutje, Jeton Govori thuhet se më 31 tetor 2012 ka marrë autorizimin nga Ilaz Syla për të vepruar në emrin e tij në çështjet që ndërlidhen me parcelën me nr. 1870/10, dhe më 8 janar 2013 ka lidhur një marrëveshje me Ilaz Sylën dhe ndërmarrjen e tij “Ndërmarrja e re Komoran”, nëpërmjet të cilës i është miratuar e drejta pronësore mbi parcelën e tokës 1870/18 në Veternik, e më 4 mars 2013, duke përfaqësuar “Ndërmarrjen e re Komoran” ai ka transferuar parcelën e lartcekur tek Besnik Rexha me një çmim artificialisht të ulët prej 60 mijë euro (60 euro për m2), me sa duket duke paguar me mjetin motorik BMW X6, në vend të parave.

Në aktakuzë thuhet se Besnik Rexha më 4 mars 2013 ka përvetësuar nga Jeton Govori parcelën e lartcekur. Kurse, Jusuf Lataj dhe Agron Haxhosaj thuhet se më 7 maj 2015 kanë përvetësuar parcelën e tokës në Veternik nga Enver Çoçaj në çmim artificialisht të ulët prej 72 mijë euro (46.75 euro për m2)./Betimi për Drejtësi

Gjithashtu lexoni:

Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve

Liderët e NATO-s me deklaratë të përbashkët: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve

Kurti takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe bashkëpunimin me NATO-n

Arrestohet në kufi kosovari që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika

Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona

Kosova News 21/07/2022 21/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?