KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputetët e PD-së bllokohen sërish në hyrje të Kuvendit, s’lejohen të futen në sallë (VIDEO)
Rajon

Deputetët e PD-së bllokohen sërish në hyrje të Kuvendit, s’lejohen të futen në sallë (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 09:49 -21/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Njësoj si një javë më parë., deputetët e Partisë Demokratike janë përballur me gardën në derën e Kuvendit. Me në krye Flamur Nokën, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, deputetët kërkojnë që të futen në sallën e Kuvendit, por nuk janë lejuar.

Ndonëse nuk janë të përjashtuar, garda ka bërë bllokimin e tyre. “Hapeni derën, ku e keni urdhrin”, dëgjohet të thotë Albana Vokshi.

Të përjashtuar janë Edmond Spaho, Saimir Korreshi dhe Kastriot Piroli. Sot në seancë pritet të votohet heqja e imunitetit të Sali Berishës. 

Policia e kryeqytetit ka marrë masa për të ruajtur rendin dhe sigurinë gjatë protestës së demokratëve. Që në orët e para të mëngjesit makina dhe forca të shtuara të Policisë janë vendosur në hyrje ndërtesës së Parlamentit. 

Ndërkohë, në protestën që po zhvillohet jashtë Kuvendit, i është bashkuar vajza e ish-kryeministrit, Argita Berisha.  

Një ditë më parë Gjykata kushtetuese rrëzoi kërkesën e deputetëve demokratë për interpretimin e nenit kushtetues për heqjen e imunitetit, duke i hapur kështu rrugën Kuvendit për heqjen e mandatit.

Më pas do të jetë Prokuroria e Posaçme ajo që do të vendosë se çfarë mase shtrënguese do të kërkohet për Sali Berishën.

Sali Berisha drejt arrestimit, Kuvendi autorizon sot kërkesën e SPAK, opozita rrethon godinën – Skenarët që parashikohen

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 21/12/2023 21/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Goditet shpërndarja e kokainës, arrestohen dy persona
12:12 -16/07/2026
Kurti: Në tri vitet e ardhshme, Zvicra do të investojë 64 milionë franga për Kosovën
11:54 -16/07/2026
Ministria e Sportit dhe Rinisë ndan afro 400 mijë euro për bileta aeroplani
11:35 -16/07/2026
Kur vendimet flasin më shumë se zhurma: Profili i gjyqtares Rovena Kastrati
11:25 -16/07/2026
Policia realizon dy ekstradime: Njëri dërgohet në Gjermani, tjetri sillet në Kosovë
11:15 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?