KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hoxha: Kemi filluar me përdorimin e kamerave të trupit për zyrtarët policorë, synojmë t’i vendosim edhe nëpër autostrada
Siguri

Hoxha: Kemi filluar me përdorimin e kamerave të trupit për zyrtarët policorë, synojmë t’i vendosim edhe nëpër autostrada

Kosova News
Kosova News 10:56 -20/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka folur për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.

Ai në një konferencë për media tha se Policia e Kosovës respektivisht Divizioni i Komunikacionit Rrugor për objektiv kryesor ka ngritjen e nivelit të sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.

Hoxha tha se tashmë kanë filluar që të përdorin kamerat e trupit për zyrtarë policor të njësive të trafikut.

“Me qëllim të përmbushjes së Planit Zhvillimor Strategjik të PK-së 2021-2025 ku një ndër objektivat parasheh modernizimin e pajisjeve për kontroll dhe mbikëqyrje të trafikut rrugor jemi furnizuar me vetura me pajisje inteligjente ’smart patroll’, radar mobil që dëshmojnë kundërvajtjet në trafik, e po ashtu në të ardhmen synojmë të pajisemi me radar statik, pajisje për lëshimin e gjobave në mënyrë elektronike si dhe për një transparencë më të madhe të punës policore ndaj publikut kemi filluar përdorimin e kamerave të trupit për zyrtarë policorë të njësive të trafikut”, ka thënë Hoxha.

Gjatë konferencës Hoxha shpalosi numrin e aksidenteve të këtij viti në krahasim me vitin e kaluar, 2022.

Sipas tij, këtë vit numri i aksidenteve me fatalitet është 104 persona.

“Vitin e kaluar kemi pas 95 aksidente me fatalitet e sivjet i kemi 94 me këtë aksident që ndodhi mbrëmë. Persona të vdekur vitin e kaluar ka qenë 106, ndërsa këtë vit 104 me rastin e djeshëm”, ka thënë Hoxha.

Po ashtu Hoxha theksoi se janë duke synuar që në të ardhmen të vendosin kamera në autostrada

“Kemi miratuar një plan të ri operativ duke ashpërsuar masat dhe punën në angazhimin për mbikëqyrje në trafik. Kemi bërë kërkesë të Ministria e Infrastrukturës që të pajisemi me radar dhe synojmë që të në ardhmen të vendosim dhe kamera që do të monitorojnë autostradat tona”, ka thënë tutje Hoxha. 

Drejtori i Policisë publikon statistikat: Që nga 2002-ta deri më tani, 2930 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku
Ministri Sveçla për aksidentet në trafik: Do të ashpërsohen masat dhe s’do të ketë kompromis për ata që s’i respektojnë rregullat

Gjithashtu lexoni:

Kadri Veseli ka kërkuar lirim të përkohshëm nga Haga, Prokurorja West: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është  më 16 shtator

Goditet shpërndarja e kokainës, arrestohen dy persona

Kur vendimet flasin më shumë se zhurma: Profili i gjyqtares Rovena Kastrati

Policia realizon dy ekstradime: Njëri dërgohet në Gjermani, tjetri sillet në Kosovë

“Pres më shumë”, Sveçla i reagon Shqipërisë për qëndrimin ndaj Serbisë

Kosova News 20/12/2023 20/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Kadri Veseli ka kërkuar lirim të përkohshëm nga Haga, Prokurorja West: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është  më 16 shtator
13:15 -16/07/2026
Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë
12:49 -16/07/2026
Goditet shpërndarja e kokainës, arrestohen dy persona
12:12 -16/07/2026
Kurti: Në tri vitet e ardhshme, Zvicra do të investojë 64 milionë franga për Kosovën
11:54 -16/07/2026
Ministria e Sportit dhe Rinisë ndan afro 400 mijë euro për bileta aeroplani
11:35 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?