KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Sveçla për aksidentet në trafik: Do të ashpërsohen masat dhe s’do të ketë kompromis për ata që s’i respektojnë rregullat
Siguri

Ministri Sveçla për aksidentet në trafik: Do të ashpërsohen masat dhe s’do të ketë kompromis për ata që s’i respektojnë rregullat

Kosova News
Kosova News 10:35 -20/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, teksa është shprehur i prekur për aksidentin fatal ku humbën jetën tre persona dhe tre të tjerë u lënduan në autostradën “Ibrahim Rugova”, dhe aksidentin në Podujevë.

Në një konferencë për media, ministri i këtij dikasteri ka thënë se bashkë me drejtorin e Policisë së Kosovës, nuk do të ketë asnjë kompromis ndaj personave që nuk i respektojnë rregullat në komunikacion e që të cilat çojnë edhe në fatalitete.

Ai theksoi se në takimin me drejtorin e Policisë kanë diskutuar për masat që duhet të ndërmerren nga Policia e Kosovës në raport me organizimet e garave automobilistike të jashtëligjshme, për veprimet e ndërmarra nga policia për rritjen e sigurisë në trafik, për masat e ndërmarra nga drejtori lidhur me neglizhencën e zyrtarëve policorë në trajtimin me prioritet të organizimeve të garave të paligjshme dhe për veprime të mëtejshme që duhet të ndërmerren për sigurinë në trafik.

“Vitin që po mbyllim, Policia e Kosovës ka shqiptuar 76 gjoba që kanë organizuar gara të jashtëligjshme. Për rastin e së shtunës, Policia të njëjtit grup ia kishte parandaluar dy herë organizimin e garave të tilla. Të njëjtit kanë pasur gjoba të njëpasnjëshme për tejkalim shpejtësie, rrezikim në komunikacion ndërsa njërit prej tyre i është konfiskuar patent shoferi për tejkalim shpejtësie. Përkundër të gjitha masave duke marrë shkas nga numri i madh i aksidenteve dhe jetëve të humbura në komunikacion konsiderojmë ashpërsim të veprimeve tona dhe  realizim të tyre pa asnjë kompromis”, tha Sveçla.

Gjatë viti 2023, ministri Sveçla tha se 104 qytetarë kanë humbur jetën në aksidente komunikacione duke përfshirë edhe këmbësorë.

“Nuk do të ketë asnjë kompromis ndaj personave që nuk respektojnë rregullat e komunikacionet e që më veprimet e tyre shkaktojnë rrezikshmëri dhe raste me fatalitet”, tha ai.

Sveçla ka theksuar nevojën që të gjithë si shoqëri e si institucione të punojnë më shumë që numri të reduktohet maskimalisht, aksidentet me fatalitet të evitohen plotësisht.

“U bëj apel të gjitha institucioneve të tjera e sidomos ministrisë së infrastrukturës që të ketë më shumë radar e kamera në rrugët, autostradat e Kosovës dhe u bëj apel prokurorisë e gjykatësve për masa më të rrepta e patjetër nga zyrtarët policorë kërkojmë zbatim të pakompromis të të gjitha rregullave ligjore në trafik”, shtoi ai.

Kurse drejtori Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se Policia synon të pajiset edhe me radar statik.

Ai ka kërkuar të shtyhet Ligji që barra t’i bie pronarit të automjetit dhe jo shoferit.

Gjithashtu lexoni:

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë

Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës

IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës

Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT

Kosova News 20/12/2023 20/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve
19:45 -10/08/2026
Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
19:40 -10/08/2026
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë
19:38 -10/08/2026
MINT intensifikon kontrollet: Nga tregu po tërhiqen produkte të Qumështores Vita, përfshirë edhe qumështin UHT që përmban vaj palme
19:32 -10/08/2026
Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet
18:56 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?