KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputetja britanike: Pa llogaridhënie, Vuçiqi e Serbia do t’i financojnë e drejtojnë terroristët në Kosovë
PolitikëSiguri

Deputetja britanike: Pa llogaridhënie, Vuçiqi e Serbia do t’i financojnë e drejtojnë terroristët në Kosovë

Kosova News
Kosova News 19:17 -15/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëri i Kosovës në parlamentin britanik, deputetja Alicia Kearns, është treguar kritike ndaj qëndrimit që perëndimi është duke mbajtur në raport me Serbinë. Ajo shtroi nevojën për masa ndaj këtij shteti, pasi tha se, në të kundërtën, Akleksandër Vuçiq e edhe Serbia, do të vazhdojnë t’i mbështesin dhe drejtojnë grupet e armatosura në Kosovë.

Deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka theksuar se nëpërmjet sjelljes ndaj Serbisë, Perëndimi po tregon se nuk ka marrë mësim nga agresioni i Rusisë.

Kearns shprehu drojën se, shkaku i mosndëshkimit të Beogradit zyrtar, grupe të armatosura serbe jenë aktive në veriun e Kosovës dhe potencialisht drejtohen e financohen nga Serbia.

“Mendoj se ka shqetësime reale se pa llogaridhënie, Vuçiqi dhe shteti serb do të vazhdojnë të financojnë, mbështesin dhe të drejtojnë terroristët që operojnë përbrenda Kosovës. Kjo është ajo që e kemi parë me Rusinë. Ne, si Perëndim, dështuam që ta frenojmë Putinin. Dështuam kur thamë se do të ketë pasoja që do të pasonin. Dështuam ta frenojmë. Nuk guxojmë të lejojmë që kjo të ndodhë në Kosovë dhe sulmi në Banjskë, fakti që ende po jetojmë nën hijen e tij, pa një llogaridhënie, tregojnë se mësimet nuk janë nxjerrë”, tha Kearns.

Deputetja Kearns, e cila e drejton edhe komisionin për punë të jashtme të parlamentit britanik, tha se Perëndimi duhet ta detyrojë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq, që ta ekstradojë në Kosovë Millan Radoiciqin, i cili mori përsipër sulmin në Banjskë.

“Mjerisht, mendoj se është jashtëzakonisht e pagjasë që Vuçiqi ta bëjë gjënë e duhur dhe ta ekstradojë atë (Radoiçiqin). Sidoqoftë, kjo është edhe arsyeja përse Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara duhet të jenë shumë të qartë me Vuçiqin se do të ketë pasoja, po qe se nuk e shohim tek e ekstradon atë. Ne dimë se gjykatat e Kosovës janë legjitime, e dimë se Kosova ka një sistem të mirë policor. Kemi nevojë që të shohim drejtësi”, deklaroi Kearns për KOHËN.

Sipas ligjvënëses britanike, ndërkombëtarët duhet t’i publikojnë edhe rezultatet e hetimeve për kontrabandimin e armëve nga serbët, për të cilën gjë pati ngritur shqetësimin në fillimvit.

“Mendoj se ka pyetje që duhen të marrin përgjigje nga komuniteti ndërkombëtar, përfshirë KFOR-in, i cili, kur unë e ngrita çështjen në fillim të vitit se po ndodh kontrabandim ilegal i armëve në veri të Kosovës, më tha se nuk ka dëshmi për këtë. Mendoj se ka ardhur koha që ata t’i rregullojnë të dhënat siç duhet dhe të pranojnë se kanë pasur të dhëna të inteligjencës se kjo po ndodhë. Dhe gjithashtu që çfarëdo hetimi që është duke u bërë për atë që ka ndodhur në fillim të këtij viti, duhet të publikohet”, shtoi deputetja britanike.

Këtë javë, Kearns dhe kryetarët e komisioneve për punë të jashtme nga 11 vende evropiane, kërkuan nëpërmjet një letre nga përfaqësues të BE-së që t’i hiqen masat Kosovës dhe të bëhet një hetim i plotë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Gjithashtu lexoni:

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës

IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës

Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT

Policia e Kosovës pajis policët e lagjes me 14 automjete të reja hibride

4 të dyshuar për të shtëna në aheng, Policia sekuestron AK-47 dhe dy armë tjera

Kosova News 15/12/2023 15/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës
16:22 -10/08/2026
IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës
15:55 -10/08/2026
Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT
15:31 -10/08/2026
Policia e Kosovës pajis policët e lagjes me 14 automjete të reja hibride
15:22 -10/08/2026
4 të dyshuar për të shtëna në aheng, Policia sekuestron AK-47 dhe dy armë tjera
15:00 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?