Raportohet se gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur para pak qastesh në magjestralen Prishtinë-Pejë, ku të përfshira ishin dy vetura.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur tri ambulance dhe policia rrugore.
Nga ky aksiden tre prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë.
Tre nga ta janë dërguar në spitalin e Klinës, ndërkaq tre të tjerë janë bartur në spitalin e Pejës.
Ndërsa ky aksident ka shkaktuar kolona në këtë pjesë të rrugës.


