Pas një mosmarrëveshje në trafik sulmohet fizikisht një shtetas i huaj në Prizren
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje në trafik është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar deri më tani i panjohur, i cili është larguar në drejtim të panjohur.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën në Prizren.
“Viktima mashkull shtetas i huaj ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në trafik është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar deri më tani i panjohur, i cili është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.
Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa rasti vazhdon të hetohet


