KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nesër skadon afati për konvertimin e targave ilegale të Serbisë në ato RKS
Siguri

Nesër skadon afati për konvertimin e targave ilegale të Serbisë në ato RKS

Kosova News
Kosova News 23:46 -14/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Të premten përfundon afati shtesë i Qeverisë për qytetarët e veriut që t’i ndërrojnë targat nga ato që tashmë janë ilegale në ato RKS. Interesimi i madh që ishte para një muaji për t’i ndërruar targat e veturave, ka rënë në ditët e fundit. Policia njofton se pas përfundimit të afatit, kudo që hasin vetura me tabela ilegale do të gjobitën.

Vetëm edhe nesër kjo veturë me targa ilegale do të mund të qarkullonte rrugëve të veriut. Andaj pronari i saj, në ditën e fundit të afatit e ka sjellë veturën në qendrën e kontrollimit teknik dhe ndërrim targash.

“Një ditë para përfundimit të afatit për ndërrimin e targave ilegale në ato RKS, shihet interesim i vogël i qytetarëve për ndërrimin e targave këtu në qendrën e kontrollimit teknik të automjeteve në veri të Mitrovicës” Interesimi gjatë së enjtes ishte i vogël edhe në qendrat e kontrollimit teknik në pjesën jugore të qytetit.

“Deri tani i kemi 3 mijë e 300 vetura ka mundësi edhe nesër arrin deri në 3400 vetura, por numri ka qenë më i vogël në këtë 15 ditësh. Ka qenë interesimi i qytetarëve që na ka shty që ne me bë kërkesë tek Ministria e Punëve të Brendshme nëpërmjet hierarkisë tonë komanduese, kërkesa të tjera nuk kemi dhe në fakt nuk ka ndonjë arsye që shihet e nevojshme nga ana e Policisë që të ketë sërish shtyrje të afatit. Sidoqoftë Qeveria vendos”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani

Por cili do të jetë veprimi i Policisë pas përfundimit të afatit?

“Të shtunën Policia në rast se has në këto vetura, ndalohen, ju merren targat, i shqiptohet tiketat 150 euro, i konfiskohet leja e qarkullimit të veturës, shoferi lejohet që veturën ta largoj nga qarkullimi. Në rast se hasim përsëri në të, të njëjtën do ta konfiskojmë dhe do ta dërgojmë në Doganë”, ka thënë Elshani.

Qytetarët e komunave veriore, vetëm edhe nesër do të kenë mundësi që të pajisen ma targa të Republikës së Kosovës dhe t’i largojnë ato ilegale/rtk

Gjithashtu lexoni:

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës

IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës

Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT

Policia e Kosovës pajis policët e lagjes me 14 automjete të reja hibride

4 të dyshuar për të shtëna në aheng, Policia sekuestron AK-47 dhe dy armë tjera

Kosova News 14/12/2023 14/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës
16:22 -10/08/2026
IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës
15:55 -10/08/2026
Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT
15:31 -10/08/2026
Policia e Kosovës pajis policët e lagjes me 14 automjete të reja hibride
15:22 -10/08/2026
4 të dyshuar për të shtëna në aheng, Policia sekuestron AK-47 dhe dy armë tjera
15:00 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?