I riu nga Kosova me emrin Mexhid i cili muaj më parë në media u portretizua si hero pasi shpëtoi nga zjarri një grua serbe, rrezikon të dëbohet nga Zvicra.
Kjo situatë nxori në pah se Mexhidi ishte pa leje qëndrim në Zvicër.
Ai u shfaq në kompjuterët e policisë, e cila sipas ligjit e ka denoncuar atë pranë organeve kompetente.
“Kështu, më 5 korrik, Mexhidi u dënua me gjobë ditore prej 4500 frangash për qëndrim dhe punë të paligjshme. Në veçanti për shkak të një precedenti në Bazel. Ai u ankua kundër këtij vendimi gjyqësor. Gjithashtu, dosja e tij i është përcjellë Sekretariatit Shtetëror për Migracionin. Prandaj i riu rrezikon edhe dëbimin”, shkruan media zvicerane 20min.ch., përcjellë KosovaNews.


