Policia e Kosovës i ka arrestuar 4 persona në Skënderaj, pasi ata ishin në kërkim nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për kryerjen e veprave penale ,,Vjedhje e shërbimeve ” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, policia është duke e realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
“Dje më datë 20.07.2022, në orët e pasdites, policia e Stacionit Policor Skenderaj kanë arrestuar katër (4) persona, shtetas të Republikës së Kosovës, ndaj të cilëve Gjykata Themelore në Mitrovicë dega në Skenderaj kishte lëshuar urdhëresat për veprat penale ,,Vjedhje e shërbimeve ” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Bëhet e ditur se pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, pasi qe dënimi ka qene i zëvendësuar me gjobë, të njëjtit i kane paguar gjobat dhe janë liruar./KosovaNews/


