Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se në samitin e së mërkurën BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel, Kosovës dhe Serbisë u është kërkuar përmbushja e angazhimeve në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Në adresimin për shtyp pas samitit, Von der Leyen ka thënë se të dyja vendet kanë bërë hapa të rëndësishëm këtë vit me marrëveshjen e Ohrit, e cila pritet të zbatohet nga të dyja palët.


