KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërkohet depolitizim i çështjes së personave të pagjetur të luftës
Siguri

Kërkohet depolitizim i çështjes së personave të pagjetur të luftës

Kosova News
Kosova News 22:51 -12/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Prishtinë e Beograd familjarët e të pagjeturve po kërkojnë depolitizimin e çështjes së të pagjeturve.

Ata kanë apeluar kërkesën drejt bashkësisë ndërkombëtare. Familjarët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre që ky proces po shkon ngadalë. Lista e integruar e personave të zhdukur arrin numrin në 1600.

Familjarët e të pagjeturve janë bashkuar në një apel drejtuar Beogradit, Prishtinës dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, duke kërkuar depolitizimin e këtij problemi.

Familjarët e të pagjeturve serbë dhe shqiptarë thonë se të drejtat e tyre nuk respektohen tash e 25 vjet.

“E dimë se politika duhet të largohet gjithqysh prej kësaj gjendjeje të cilën e kanë bllokuar në Bruksel, edhe në të gjitha takimet ku janë me rëndësi për zbardhjen e fatit te pagjeturit, politika nuk e lenë në aspektin human, njerëzor, se ne mendojmë se kjo duhet të jetë pjesë humane”, tha për RTK Bajram Qerkinaj, Qendra Burimore për Personat e Zhdukur.

“Me forca të përbashkëta mund të ndikojmë që të gjithë faktorët të bëhen seriozë dhe profesionalë. Nëse ndonjë palë refuzon, i kërkojmë komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë presion mbi atë pale, që ajo te aprovojë zgjidhjen e një procesi të tillë. Nuk ka asgjë që duhet ta ndalë këtë proces”, tha Natasha Shqepanoviq, nga Shoqata e Serbëve të Zhdukur nga Kosova.

Lista e integruar e personave të zhdukur përmban emrat e më shumë se 1600 personave.

Familjarët janë te pakënaqur me procesin e ngadaltë në identifikimin dhe zhvarrosjen e të dashurve të tyre. Ndërsa, sot është njoftuar se mund te ketë një lëvizje përpara.

“Pas tre vjetësh bllokadë, do të mbahet seanca e punës e Grupit punues me 31 janar, ku do të flitet për arkivat, identifikimet dhe shkëmbimin e informacioneve për lokacionet. Presim që pas këtij takimi të mbahet edhe mbledhja e Grupit punues, në të cilën do të jenë të pranishëm edhe krerët e delegacioneve’, tha Vesna Boshkoviq nga Komisioni për Persona të Zhdukur i Qeverisë së Serbisë.

Familjet e të zhdukurve kërkojnë që të sigurohen pamjet satelitore të terrenit, të hapen arkivat, statusi i viktimave civile të rregullohet ligjërisht. Sipas tyre, zbardhja e fatit të personave të pagjetur është parakusht për progres dhe pajtim.

Gjithashtu lexoni:

Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës merr përgjegjësinë për sigurinë në urën e Ibrit

Armët në ahengje, rrezik për jetën dhe pronën: Policia raporton për disa raste

Kaçaniku kujton 10 gushtin e 1998-s, dita e rënies së tre heronjve

Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Kosova News 12/12/2023 12/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave
14:02 -10/08/2026
Muja: 26 produkte të Vites është konstatuar që përmbajnë vaj palme
13:31 -10/08/2026
Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje
13:09 -10/08/2026
Konjufca paralajmëron ftesat e radhës nga Kurti për tri partitë shqiptare
12:39 -10/08/2026
Dehari: Pa marrëveshje politike, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja
12:05 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?