KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SPAK kërkon “arrest shtëpie” për Sali Berishën, i dërgon kërkesë Kuvendit
Rajon

SPAK kërkon “arrest shtëpie” për Sali Berishën, i dërgon kërkesë Kuvendit

Kosova News
Kosova News 13:25 -12/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme ka çuar në Kuvendin e Shqipërisë një shkresë ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha me “arrest shtëpie”.

Në shkresën e SPAK drejtuar Kuvendit, të siguruar nga Top Channel thuhet se: “Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 231, 260, 288, 289 të K.Pr.Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali BERISHA, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal shtrëngues nga ajo e “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, në atë të arrestit në burg/ arrest në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e procedimit penal nr. 287 të vitit 2020, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.”

Një ditë më parë, mediat nga Tirana raportuan se pretendimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, se SPAK duhet të merrte autorizim nga Kuvendi, për masën e sigurisë ndaj tij, është çmuar i pabazuar në prova.

Në vendimin e zbardhur dje nga Gjykata e Apelit, që Top Channel e dispononte ekskluzivisht, gjykata kujton ndryshimet kushtetuese të 2012-ës, për mburojën apo imunitetin e deputetëve dhe konceptin e paprekshmërisë, që në rastin e Berishës nuk është shkelur as nga SPAK dhe as nga shkalla e parë.

Gjykata e Apelit shpjegon se masa e detyrimit me paraqitje, shpallur për Berishën, është një fuqi shtrënguese që nuk heq lirinë personale apo fizike të ankuesit Sali Berisha, por vetëm lirinë e lëvizjes së tij jashtë shtetit.

Kjo masë që e detyron deputetin të paraqitet para policisë gjyqësore në ditë dhe orë të caktuara, sipas apelit nuk kërkon autorizim të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, shprehet gjyqtarja Iliriana Olldashi.

Por sot SPAK ka shkuar më tej në kërkesën për autorizim drejtuar Kuvendit, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë për ish-Kryeministrit Sali Berisha në “arrest shtëpie”.

Gjykata shpjegon se imuniteti parlamentar nuk është një privilegj personal i deputetëve, por garanton që secili prej tyre të mund të ushtrojë lirisht mandatin e tij pa u ekspozuar ndaj persekutimit politik arbitrar, thuhet në vendimin e zbardhur, duke sqaruar se liria personale e deputetit Berisha do të ishte prekur në rast se do të zbatohej heqja e lirisë me vendim gjykate; urdhri i ndalimit të prokurorit, ndalimi me inisiativë nga policia gjyqësore, arrestimi në flagrancë”, diçka që nuk ka ndodhur.

Gjithashtu lexoni:

Rama: Zëdhënësi i interesave të Iranit, Dritan Goxhaj, i lexoi kërkesat e protestuesve sot

Maqedonci nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

Macron: Franca mbështet integrimin evropian të Shqipërisë

Shifra shqetësuese në Ferizaj: 44 aksidente trafiku për shtatë ditë, 20 shoferë ndëshkohen me pezullim të patentës

Siguria në sezonin turistik në Shqipëri: 1600 policë shtesë, bashkëpunim edhe me Kosovën

Kosova News 12/12/2023 12/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
scattered clouds
28° _ 27°
57%
3 km/h
Tue
29 °C
Wed
30 °C
Thu
30 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Rama: Zëdhënësi i interesave të Iranit, Dritan Goxhaj, i lexoi kërkesat e protestuesve sot
22:50 -22/06/2026
Aty ku nisi e gjitha” – Fisnik Asllani rikthehet në rrënjët e tij me një postim emocionues (FOTO)
22:20 -22/06/2026
Rexhepi përfaqëson Kosovën në Sesionin e 13-të të SEECP PA në Sofje
21:58 -22/06/2026
Erdogan i thotë presidentit iranian të jetë i kujdesshëm ndaj përpjekjeve për të sabotuar bisedimet e paqes
21:30 -22/06/2026
Dyshime për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia jep detaje
20:46 -22/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?