Policia e Kosovës njofton se një qytetar ka raportuar se dy persona të panjohur përmes kanosjes me armë, i kanë grabitur para të gatshme.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 02:40, në Lipjan.
“Lipjan 11.12.2023 – 02:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur përmes kanosjes me armë i kanë grabitur para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin për të cilin është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftim.


