KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » I akuzuari për vrasjen e djalit të tij refuzon të deklarohet para gjykatës, thotë se nuk është mirë me shëndet
Siguri

I akuzuari për vrasjen e djalit të tij refuzon të deklarohet para gjykatës, thotë se nuk është mirë me shëndet

Kosova News
Kosova News 18:03 -11/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Naim Smajli i akuzuar për vrasjen e djalit të tij E.S., të hënën, në Gjykatën Themelore të Prishtinës tha se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore për t’u deklaruar.

“Nuk jam në gjendje të jap mbrojtjen time sepse jam duke marr një terapi në burg për kry”, tha Smajli,

Kjo kërkesë është aprovuar nga trupi gjykues me ç’rast seanca u ndërpre për të vazhduar gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm.

Paraprakisht, në këtë seancë prokurorja e rastit Besa Limani heqi dorë nga administrimi i CD- si provë, duke propozuar që në vend të CD-ve të administrohen si prova materiale foto-imazhet e nxjerra nga këto CD lidhur e vendin e ngjarjes.

Sipas prokurores, një propozim i tillë vije pasi që nga IT-ja e Prokurorisë i është thënë se ka probleme teknike me CD-të andaj, edhe nga to kanë arritur të nxjerrin vetëm foto-imazhet kryesor nga vendi i ngjarjes të marrë në ditën kritike.

Një propozim i tillë nuk u kundërshtua nga mbrojtësja e të akuzuarit Smajli, avokatja Teuta Zhinipotoku pasi që sipas saj, në këto foto nuk mund të shihet diçka e qartë lidhur me veprimet e të akuzuarit Smajli.

Tutje, trupi gjykues refuzoi propozimin e avokates Zhinipotoku për ekspertizë të re neuropsikiatrike, me arsyetimin se tashmë në shkresat e lëndës ekziston kjo ekspertizë dhe se ekspertët përpilues të saj janë dëgjuar edhe në shqyrtim gjyqësorë.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë me 22 dhjetor të 2022, Naim Smajli rreth orës 17:00 në fshatin Bajçinë, Komuna e Podujevës  për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore lidhur me çështje pronësorë me dashje e ka privuar nga jeta djalin e tij tani të ndjerin E.S.

I akuzuari Smajli, sipas aktakuzës,  në një distancë të afërt ka shtënë në drejtim të djalit të tij tani të ndjerit E.S.

Me këto veprime Smajli akuzohet nga prokuroria për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.(KPRK).

Gjithnjë sipas aktakuzës Naim Smajli nga data e pacaktuar e deri me datën 13 qershor të 2022, ka mbajtur në pronësi armën e llojit “pushkë automatike” në kundërshtim me ligjin, një mjet shpërthyes, granatë dore dhe me posedimin e tyre i akuzuari Smajli ka kryer edhe veprën penale “Mbajte në Pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjithashtu lexoni:

Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës merr përgjegjësinë për sigurinë në urën e Ibrit

Armët në ahengje, rrezik për jetën dhe pronën: Policia raporton për disa raste

Kaçaniku kujton 10 gushtin e 1998-s, dita e rënies së tre heronjve

Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Kosova News 11/12/2023 11/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
clear sky
31° _ 31°
35%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca paralajmëron ftesat e radhës nga Kurti për tri partitë shqiptare
12:39 -10/08/2026
Dehari: Pa marrëveshje politike, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja
12:05 -10/08/2026
Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës merr përgjegjësinë për sigurinë në urën e Ibrit
11:49 -10/08/2026
Kurti: Serbia po armatoset, synimet hegjemoniste lidhen drejtpërdrejt me Kosovën
11:39 -10/08/2026
Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë kërcënueseç
11:08 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?