Një grua ka raportuar të shtunën në Viti se është sulmuar verbalisht nga djali i saj.
Policia ka bërë të ditur të dielën se sipas ankueses, ajo dhe bashkëshorti i saj në vazhdimësi përjetojnë dhunë nga i dyshuari.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar verbalisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. Ankuesja ka deklaruar se ajo dhe bashkëshorti i saj, në vazhdimësi përjetojnë dhunë nga i dyshuari”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


