KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria jep detaje për arrestimin e të dyshuarit të katërt për vrasjen e Liridonës
Siguri

Prokuroria jep detaje për arrestimin e të dyshuarit të katërt për vrasjen e Liridonës

Kosova News
Kosova News 21:45 -09/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka konfirmuar ndalimin e personit të katërt, i cili dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt.

I njëjti dyshohet për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

“Iu konfirmojmë se me urdhër të prokurorit të rastit, është ndaluar i dyshuari i katërt në rastin e vrasjes së rëndë, për shkak të veprës penale ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’”, ka thënë Ulaj.

Ajo mes tjerash ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor, prokurori do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit.

Personi i arrestuar dyshohet që e ka shitur armën, më të cilën është kryer vrasja e Liridona Ademajt.

I dyshuari është arrestuar gjatë ditës së sotme nga hetuesit e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, mbrëmjen e 29 nëntorit, i gjithë vendi u trondit nga ngjarja makabre ku viktimë ishte 30-vjeçarja, Liridona Ademaj.

Rasti fillimisht u cilësua ‘Grabitje e armatosur me pasojë vdekjen’, pasi të dyshuarit, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli, kishin inskenuar ngjarjen që të paraqitet si grabitje e armatosur.

Të dyshuarit janë dërguar në paraburgim për 30 ditë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Babai i Naim Murselit, Shabani thotë se dy persona i shkuan në shtëpi për t’i përcjellë mesazhin “Mos dil mo se na ke një gjak borxh”

Gjithashtu lexoni:

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Operacion për krime lufte në rastin “Reçaku II”, arrestohen pesë persona në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari

Kosova News 09/12/2023 09/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe
14:00 -14/06/2026
Bajraktari: Pezullimi i hetimeve ndaj Radoiçiqit nuk nënkupton mbylljen e rastit
13:36 -14/06/2026
Bekë Berisha dhe Burim Ramadani mbesin jashtë Kuvendit, shkak kuota gjinore
13:32 -14/06/2026
Njëri nga të arrestuarit për krime lufte në rastin “Reçaku II” është punëtor i Postës së Serbisë nga Poneshi i Gjilanit
13:24 -14/06/2026
Përballë sfidës me qentë endacakë, organizatat vendore dhe holandeze sigurojnë 50 mijë euro për sterilizim
12:51 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?