Deputeti i VV-së, Milazim Salijaj, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se janë tjetërsuar 3.9 hektarë të të Radio Televizionit të Prishtinës, pronë publike. Sipas tij, Agjencia Kadastrale e Kosovës (në vitin 2022) ka tjetërsuar 3.92 ha të RTP- së, të cilën pronë e barti në emër të Sllavica Mikiqit, sipas një Aktgjykimi të para 46 viteve ( Aktgjykimi P. br.56/73, plotfuqishmëria e Aktgjykimit 56/76 ,dt.28.04.1976, edhe pse regjistrimin e kësaj prone dy herë radhazi e kishte kundërshtuar Drejtoria për Kadastër pranë KK Prishtinë.
Reagimi i plotë i deputetit:
Tjetërsohen 3.92 hektarë pronë publike të Radio Televizionit të Prishtinës!
Agjencia Kadastrale e Kosovës ( AKK), në vitin 2022, tjetërson 3.92 ha të RTP- së , të cilën pronë e barti në emër të Sllavica Mikiqit sipas një Aktgjykimi të para 46 viteve ( Aktgjykimi P. br.56/73, plotfuqishmëria e Aktgjykimit 56/76 ,dt.28.04.1976 edhe pse regjistrimin e kësaj prone dy herë radhazi e kishte kundërshtuar Drejtoria për Kadastër pran KK Prishtinë.
Duke e lexuar Aktgjykimin P.br.56/76 të datës 28.04.1976, e duke u nisur nga përvoja në qështje kadastrale, atëherë në lidhje me Aktgjykimin P.br.56/76, lindin dilema dhe dyshime të bazuara;
1. Aktgjykimi është i para 46 viteve, shtrohet pyetja; ku ishte znj. Sllavica Mikiq që nuk e ka bërë bartjen e kësaj prone më herët nëse veq paska “ekzistuar dokumenti vald”!?,
2. Parc.kad.nr. 1833- 0 dhe 1834 – 0, z. kad Leskovec, nuk kan ekzistuar fare në vitin 1976,
3. Aktgjykimi është i vitit 1976 dhe si i tillë indikacionet – shënimet e parcelave duhet të ishin të asaj kohe,( kadastrit përshkrues)
4. Në Aktgjykim ceken parc.kad. Nr.1833- 0 dhe 1834- 0, z kad.Leskovec, Prizeren, ku shihet qartë se numrat e parcelave janë ato të dalura nga Aeroinqizimi i vitit 1979,
5. Numrat e parcelave me vizë zero ( – 0), nuk janë aplikuar në vitin 1976 !!?,
6. Në vitin 1976, fare nuk kan ekzistuar numrat e parcelave 1833 dhe 1834, ngase në atë kohë për z.kad.Leskovec ishte në fuqi kadastri përshkrues,
7. Derisa këto parcela as që kanë ekzistuar në atë kohë si është e mundur të ceken në Aktgjykimin P.br.56/76 , diçka që nuk ka ekzistuar në operatin kadastral,
8. Operati përshkrues kadastral për z. kad.Leskovec ( ai i vitit 1952), ka qenë në fuqi deri në vitin 1984 dhe numrat e parcelave me operatin përshkrues shkruheshin në formën; numri i bllokut të parcelave thye për numrin e parcelës,
9. Aeroinqizimi për z kad.Leskovec është bërë në vitin 1979 dhe i njëjti ka hyrë në fuqi në vitin 1984 atëherë kur edhe “lindën” parc.kad. Nr.1833 dhe 1834,
10. Pra parc.kad.nr.1833 dhe 1834 janë krijuar me aeroinqizim të vitit 1979 dhe jo më herët, andaj shtrohet pyetja si ka qenë e mundur që këto dy parcela të jenë pjesë e Aktgjykimit të vitit 1976,
11. Në vitin 1976, zonat kadastrale jan quajtur komuna kadastrale (katastarska opstina), ndërsa në Aktgjykimin gjoja të vitit 1976, shkruan zona kadastrale.
Këto 11 pika të elaboruara, janë vetëm disa detaje të vogla të karakterit krahasimor teknik profesional kadastral që e bëjnë komplet të dyshimt saktësinë dhe ekzistimin e këtij Aktgjykimi.
Çfarë thotë ligji?
Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), kishte marrë Vendim me 22 dhjetor 2020 , për fillimin e Likuidimt të Ndërmarrjes Radio Televizioni i Prishtinës, prej datës 18 janar 2021, që nënkupton që në momentin e marrjes së Vendimit për Likuidim, ndalohet çdo veprim pas kësaj date.
Gjithashtu Udhëzuesi Juridik i Gjykatës Supreme të Kosovës sqaron;
Nga data e Njoftimit të Vendimit për Likuidim e deri në përfundimin e Likuidimit PEZULLOHET çdo procedurë gjyqësore, administrative apo e arbitrazhit ….
Rasti si ky lenë për të dyshuar në abuzime dhe keqpërdorime me pronat publike të shtetit të Kosovës, andaj luftimi institucional i këtyre dukurive duhet të jet i pakompromis!