KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Fëmija im ishte vetëm në banesë”, Sevdije Ramadani flet pasi u dëbua nga apartamenti në Beograd
Rajon

“Fëmija im ishte vetëm në banesë”, Sevdije Ramadani flet pasi u dëbua nga apartamenti në Beograd

Kosova News
Kosova News 13:54 -02/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Dje përmbaruesja publike e Serbisë, Vesna Markoviq ka dëbuar familjen Ramadani nga banesa e tyre në bulevardin “Kral Aleksandri” pa asnjë njoftim. Një ditë pasi familja e saj ka mbetur pa shtëpi, Sevdije Ramadani thotë se ndihet keq.

“Mezi qëndroj… Jam shumë e rraskapitur mendërisht. Ndihem shumë keq”, tregon Sevdija.

Siç thotë ajo, përmbaruesja dhe policia hynë në banesë në një moment kur fëmija i saj ndodhej i vetëm në banesë.

“Ata hynë brenda, fëmija ishte vetëm. Ka qenë shumë stresuese. Mbrëmë është zgjuar, nuk ka mundur të flejë”, thotë Ramadani.

Kjo e fundit deklaron se përmbaruesja e ka dëbuar familjen pa asnjë njoftim, shkruan N1.

“Çfarë bënë… askush nuk më njoftoi se po vinin dje. Unë shkova në punë, fëmija ishte vetëm. E bastisën banesën, më thirri fëmija ndërkohë ‘mami, mami, po plaçkitin banesën, kanë ardhur ekzekutorët’. I thashë të fshihej në dhomë dhe të mos e zë paniku, ndërsa ai ma ktheu sërish ‘mami, mami ende po vjedhin’”, tregon Sevdija.

Kur erdhi në banesë, thotë Sevdija, gjeti një turmë policësh dhe njerëz me rroba civile.

“Përmbaruesja nuk kishte të drejtë për këtë sepse nuk kishte konkluzion për atë procedurë”, tha Ramadani.

Ajo ka theksuar se përmbarimi po kryhet edhe pse Gjykata e Lartë në Beograd ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për pronësinë e banesës.

Organizata “Joint Action Roof Over Head” ka njoftuar përmes Facebookut se përmbaruesja Markoviq ka ndërmarrë veprime pavarësisht se “familja ka jetuar këtu ligjërisht për disa dekada dhe përkundër faktit se gjykata ka caktuar seancën për 14 dhjetor në të cilin do të përcaktohet pronësia e banesës”. 

Dëbohet me polici një familje shqiptare nga banesa e tyre në Beograd – “Mos harroni se Vuçiqi ishte ministër kur në vitin 1999, 1 milion njerëz u dëbuan nga Kosova”

Gjithashtu lexoni:

Maqedonia e Veriut dhe Britania nënshkruajnë Marrëveshjen e Partneritetit Strategjik

U lëshuan 52 urdhër-arreste, pamje nga operacioni anti-drogë ‘Ura’

SHBA-të miratojnë shitjen e helikopterëve ushtarakë Bosnjës dhe Hercegovinës me vlerë 100 milionë dollarë

Taravari në takim me Ramën: Diskutuam edhe për çështje me rëndësi për shqiptarët në rajon

Shqipëri e Itali, operacion i gjerë anti-drogë, lëshohen 52 urdhër ndalimi

Kosova News 02/12/2023 02/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 12°
79%
3 km/h
Sat
12 °C
Sun
13 °C
Mon
15 °C
Tue
19 °C
Wed
18 °C

Lajmet e Fundit

Gazetari i RTK-së: Përparim Rama më shau me nënë për shkak të kritikave
19:02 -24/05/2025
Zgjatja e mandatit të ushtarëve, Qeveria gjermane: Kosova stabile, rëndësi jetike për Gjermaninë e NATO-n
18:56 -24/05/2025
Rashiq për incidentin në veri: Policia dyshohet se përdori forcë të papërshtatshme, do të dërgojmë ankesë IPK
17:52 -24/05/2025
Sulme me thikë, armë dhe 100 të lënduar në festën e Napolit
15:48 -24/05/2025
Plotë 39 të lënduar, tre të arrestuar dhe një armë e sekuestruar pas festimeve të titullit të Napolit
15:45 -24/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?