Policia ka njoftuar se një i mitur është therur me thikë në Fushë-Kosovë të premten.
Për këtë rast, Policia ka arrestuar dy të dyshuarit e mitur.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar -i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.


