KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nën masa të rrepta sigurie dërgohet në gjykatë Bujar Basha, i dyshuar për grabitjen e argjendarisë në Suharekë
Siguri

Nën masa të rrepta sigurie dërgohet në gjykatë Bujar Basha, i dyshuar për grabitjen e argjendarisë në Suharekë

Kosova News
Kosova News 17:10 -01/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Bujar Basha, njëri nga të dyshuarit për grabitjen e armatosur të argjendarisë në Suharekë, ka dalë të premten para Gjykatës Themelore në Prizren.

Ai është sjellë në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, nën përcjelljen e pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. I njëjti është arrestuar të enjten gjatë një operacioni të policisë ku mbeti i vrarë i dyshuari D.G ndërsa u plagos një zyrtar policor, raporton rtvd.

Bujar Basha dikur po vuante burgimin në kohëzgjatje prej 14 vjet e dhjetë muajsh në Burgun e Dubravës. Ai ishte lejuar nga drejtori i burgut të shkojë për fundjavë në shtëpi.

Por, B.B.- i cili disa herë ka ikur nga burgjet e Kosovës – nuk është kthyer më në Dubravë.

Ai ishte i dënuar për shkak të një vjedhjeje që e ka kryer menjëherë pas luftës në Kosovë.

Ishte arratisur disa herë nga burgu dhe së fundi ishte pjesë e grupit prej shtatë vetash që kishin ikur nga Dubrava, duke përdorur edhe armët e zjarrit.

Në arrati ai kishte kryer një rast tjetër grabitjeje në një argjendari në Drenas, me ç’rast kishin mbetur të plagosur dhe dy policë.

Pasi ishte kapur, në nëntor 2009, atij i është shqiptuar dënimi me gjithsej 14 vjet e dhjetë muaj burgim.

Ndryshe, një i vrarë, dy policë të plagosur, shtatë të arrestuar dhe një i dyshuar në arrati është epilogu nga grabitja e argjendarisë në Suharekë që ndodhi javën e kaluar, ka konfirmuar Policia e Kosovës të enjten.

Policia ka zhvilluar një operacion gjatë ditës së enjte, ku ka mbetur i vrarë një nga personat që dyshohet se mori pjesë në grabitjen e një argjendarie në Suharekë.

Sipas Policisë, fillimisht viktima ka shtënë me armë zjarri në drejtim të policëve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një polic që është jashtë rrezikut për jetë. Policia është detyruar të vetëmbrohet.

“Gjatë zhvillimit të operacionit policor, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor. Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij aksioni, janë arrestuar edhe katër të dyshuar, duke e çuar numrin total të të arrestuarve në shtatë.

Njëri nga të arrestuarit u lirua më herët për mungesë provash, ndërsa dy të tjerëve u është caktuar masa e paraburgimit pasi dyshohet se kanë dhënë ndihmë në përgatitjen e planit për grabitje.

Më 22 nëntor ndodhi plaçkitja e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë. Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.

Gjithashtu lexoni:

Inspektorati i Kryeqytetit gjobit një qytetar në Prishtinë me 200 euro për hedhje të paligjshme të mbeturinave

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Dy vetura të vjedhura brenda pak ditësh në Prizren

Pesë persona me thikë grabisin dy shtetase kolumbiane në qendër të Prishtinës

Kosova News 01/12/2023 01/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Inspektorati i Kryeqytetit gjobit një qytetar në Prishtinë me 200 euro për hedhje të paligjshme të mbeturinave
11:18 -20/06/2026
Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje
11:10 -20/06/2026
Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot
10:56 -20/06/2026
​Përçahet PDK-ja në Skenderaj; Reagon ashpër familjari i Jakup Nurës: Po nderohen antivlerat, po harrohet kontributi
10:41 -20/06/2026
Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij
09:52 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?