KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Haxhiu inkurajon gratë të paraqesin rastet e dhunës, kemi ndarë 1.5 milionë euro për strehimoret dhe organizatat
Politikë

Ministrja Haxhiu inkurajon gratë të paraqesin rastet e dhunës, kemi ndarë 1.5 milionë euro për strehimoret dhe organizatat

Kosova News
Kosova News 15:36 -01/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu tha se nga muaji janar janë raportuar rreth 2000 mijë raste të dhunës në familje. Ministra dyshon se numri i rasteve është edhe më i madh, por që mungon raportimi shkak i mungesës së besimit në institucione dhe rrethanave të tjera.

Ajo theksoi se Ministria e Drejtësisë ka ndarë buxhet rreth 1.5 milionë euro për strehimoret për organizatat që kryejnë shërbime sociale e familjare në mënyrë që t’i dalin në ndihmë viktimave.

“Gjatë periudhës nga janari deri tani konsiderohet se janë rreth 2 000 mijë raste të dhunës të cilat janë të raportuara, ne si institucione po punojmë që secili rast i dhunës të raportohet pra edhe përkundër faktit që statistikat janë të larta unë konsideroj që ka ende raste që nuk po raportohen për shkak të mungesës së besimit në institucione apo arsyeve dhe rrethanave të tjera”.

“Ne kemi ndërmarrë shumë veprime si Ministri e Drejtësisë edhe në kuptim të adresimit të ndihmës juridike falas pa pagesë për viktimat e dhunës në familje pra ato tashmë nëse janë viktima të dhunës e kanë mbështetjen nga shteti për çështje penale civile apo administrative ne kompensojmë viktimat e krimit e po ashtu Ministria e Drejtësisë gjatë periudhës së të muajve të kaluar ka ndarë buxhet rreth 1.5 milionë euro për strehimoret po edhe për organizatat që kryejnë shërbime sociale familjare në mënyrë që të i dalin në ndihmë edhe viktimave në fjalë prandaj konsideroj që është një përpjekje maksimale e institucioneve që t’i adresojë përgjithësitë që kanë ndonëse secili institucion duhet t’i kryej përgjithësitë në kuptimin që pastaj të arrin që t’i mbrojmë  të drejtat e grave dhe të moslejojmë që rastet e dhunës të mbesin të neglizhuar apo të shpërfillura”.

Haxhiu shtoi se bashkëpunimi me Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial, është i vështirë dhe në  vazhdimësi ka përpjekje për të shpërfillur bashkëpunimin.

“Kemi pasur edhe raste kur dhunuesit janë liruar në procedura të rregullta unë duhet të pranoj që megjithatë tani situata duket më e mirë në kuptimin e vigjilencës institucionale ndonëse asnjëherë nuk mund të them që jemi të kënaqur me punën e institucioneve, por po punojmë shumë edhe me Këshillin Gjyqësor edhe me Këshillin Prokurorial ndonëse gjithnjë bashkëpunim me Këshillin Prokurorial është më i vështirë duket që në vazhdimësinë ka një përpjekje për të shpërfillur bashkëpunimin, megjithatë është shumë e rëndësishme pra që si institucione të kryejmë përgjithësitë sipas asaj që i kemi”.

Ajo e ka arsyetuar dërgimin e mesazheve për qytetarët për ashpërsimin e dënimeve për këto vepra. Duke thënë se ata vetëm janë njoftuar me ndryshimet në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Ajo tha se  kushdo që shpallet fajtorë për veprën penale të dhunës në familje dhe dhunës seksuale do ta merr edhe dënimin plotësues që do t’i pamundësohet punësimi në institucionet publike dhe kandidimi në pozita publike në nivelin lokal e qendror, raporton EO.

“Unë besoj që edhe mediat duhet të na ndihmojnë në përpjekjen tonë si institucione të Republikës së Kosovës në adresimin e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore, ne kemi dërguar mesazhe te qytetarët e Republikës së Kosovës për t’i treguar që Ministria e Drejtësisë përmes ndryshimeve që i ka bërë në Kodin Penal të Republikës së Kosovës ka ashpërsuar dënimet për vepra penale të dhunës në familje dhe dhunës seksuale. Në këtë rast pas ndryshimeve që kemi bërë kushdo që shpallet fajtorë për veprën penale të dhunës në familje dhe dhunës seksuale do ta merr edhe dënimin plotësues  që do t’i pamundësohet punësimi në institucionet publike dhe në anën tjetër kandidimi në pozita publike nëse në nivelin lokal apo në nivelin qendror”.

“Pra ne konsiderojmë që ky është ashpërsim i dënimeve në anën tjetër ne nuk kemi thënë asnjëherë që kemi shqiptuar dënime sepse ne nuk shqiptojmë dënime, mirëpo ne i kemi ashpërsua ato sipas legjislacionit në fuqi. Mesazhet që dërgohen kanë një limit të caktuar nuk mund të jenë të gjata prandaj me respekt të kësaj ne e kemi adresuar dhe konsiderojmë që jemi përbrenda përgjithësive tona si  Ministria e Drejtësisë”.

Gjithashtu lexoni:

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës

Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Aksident me fatalitet në Prishtinë

Kosova News 01/12/2023 01/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Sun
32 °C
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës
13:38 -09/08/2026
Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?
12:50 -09/08/2026
“Kosova nuk mund të krahasohet me Ukrainën”, Shqipëria i përgjigjet  vizitës së Zelenskyt në Serbi
12:01 -09/08/2026
16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
10:00 -09/08/2026
Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius
09:50 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?