Policia e Kosovës ka arrestuar një 63-vjeçar nën dyshimin se ka dhunuar një të mitur në Pejë.
Sipas njoftimit, më 16 nëntor 2023, rreth orës 18:35, nё stacionin Policor Pejë kishte shkuar prindi i të miturës dhe e ka paraqitur si person tё zhdukur vajzёn e tij.
Sipas Policisë, vajza ka qenë në gjende të mirë shëndetësore.
“Më datë 30. 11. 2023, rreth orës 02:00 familjarët se bashku me viktimën janë paraqitur në Stacionin Policor Pejë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Hetuesit rajonal pas një pune intensive, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar të këtij rasti: – S. K. i lindur 1960”, thuhet në njoftimin e Policisë.


