Njëri nga personat që ka marrë pjesë në grabitjen e një argjendarie në Suharekë javën e kaluar, dyshohet se është vrarë të enjten gjatë një operacioni policor që po zhvillohen ende në lagjen Dragodan të Prishtinës.
Informacionet e fundit thonë se edhe dy persona të tjerë janë arrestuar, nën dyshimin se janë përfshirë në grabitjen e armatosur që ka ndodhur në një argjendari në qendër të Suharekës.
Një nga të arrestuarit është B.B. I njëjti dikur po vuante burgimin në kohëzgjatje prej 14 vjet e dhjetë muaj në Burgun e Dubravës, i cili ishte lejuar nga drejtori i burgut të shkojë për fundjavë në shtëpi. Por, B.B.- i cili disa herë ka ikur nga burgjet e Kosovës – nuk është kthyer më në Dubravë.
Policia po vazhdon aksionin për kapjen e të dyshuarve të tjerë të cilët dyshohet se janë të fshehur në po të njëjtën lagje.
Kujtojmë se katër ditë ditë më parë Policia e Kosovës ka arrestuar personin e tretë, kurse para pesë ditësh dy të dyshuarit e parë për grabitjen në Suharekë, ku u plagos një polic dhe një tjetër mbeti i lënduar. Për arrestimin raportoi eksluzivisht KosovaNews.