KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Të akuzuarit nuk e pranojnë fajësinë për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Siguri

Të akuzuarit nuk e pranojnë fajësinë për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Kosova News
Kosova News 11:27 -30/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Asnjëri nga të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, që ndodhi dy vite më parë, nuk e kanë pranuar fajësinë për vrasje.

Kastriot e Kreshnik Mehmetaj, nuk e pranuar asnjërën nga akuzat që rëndojnë për ta, derisa Halil Mehmetaj ka thënë se e pranon fajësinë për armëmbajtje pa leje, por për tjerat jo.

Kreshnik, Kastriot e Halil Mehmetaj akuzohen për Vrasje e rëndë”, “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, “Shtytje në vrasje të rëndë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Trupi gjykues ka refuzuar pranimin e fajësisë për armëmbajtje pa leje, me arsyetimin se nuk janë plotësuar kushtet.

Ndryshe, mbrëmjen e 26 nëntorit të vitit 2021 në Gllogjan të Deçanit, një autobus që po transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan, u sulmua me breshëri plumbash nga persona të panjohur.

Si pasojë e kësaj vdiqën tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës të moshës 17-vjeçare.

Por disa javë më vonë, Policia arriti të arrestojë të dyshuarit për këtë rast. Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, tashmë përballen me akuza për vrasjen e trefishtë që ndodhi dy vjet më parë.

Megjithatë, për këtë rast deri më tash është mbajtur vetëm seanca fillestare gjyqësore, dhe është konfirmuar aktakuza.

Tre të akuzuarit në seancën fillestare janë deklaruar të pafajshëm lidhur me veprat penale “Vrasje e rëndë”, “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, “Shtytje në vrasje të rëndë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, cak i vrasjes kishte qenë shoferi i autobusit, tani i ndjerë, dhe se vrasja kishte ndodhur si hakmarrje.

Të akuzuarit, sipas Prokurorisë, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin kishin studiuar terrenin me kujdes, duke u siguruar se nuk ka mbulueshmëri të kamerave dhe shtëpi në afërsi, duke i zënë priten autobusit.

Gjithashtu lexoni:

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 30/11/2023 30/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Sun
32 °C
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës
13:38 -09/08/2026
Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?
12:50 -09/08/2026
“Kosova nuk mund të krahasohet me Ukrainën”, Shqipëria i përgjigjet  vizitës së Zelenskyt në Serbi
12:01 -09/08/2026
16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
10:00 -09/08/2026
Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius
09:50 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?