KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hoxha: Ekziston rreziku i konfliktit të ri me Serbinë
Siguri

Hoxha: Ekziston rreziku i konfliktit të ri me Serbinë

Kosova News
Kosova News 20:52 -29/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka deklaruar se ekziston mundësia e një konflikti të ri mes Kosovës dhe Serbisë.

Hoxha ka bërë thirrje për kujdes, duke e ndërlidhur deklaratën nga sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken, i cili ka theksuar se duhet të shmangen konfliktet, megjithatë, ai vlerëson se kjo është një çështje e interpretimit dhe ka rrezik në vetvete.

Hoxha ka thënë se rreziku është vërejtur më 24 shtator, kur grupet paramilitare serbe kishin hyrë në territorin e Kosovës para syve të botës.

Ai ka pohuar se Serbia mund të përballet me humbje nëse vendoset për një konfrontim, por thekson se veprimet e tyre, përfshirë vendimin për shtimin e ushtrisë kufitare me Kosovën dhe organizimin e grupit të Milan Radoiçiqit, mund të cilësohet si shtyrje e Serbisë drejt një konflikti me NATO-n.

Hoxha gjithashtu ka sugjeruar se ndikimi i Rusisë mund të jetë një faktor shtytës për një konflikt të ri, duke thënë se përpjekjet e tyre për të hapur një front të ri mund të detyrojnë Serbinë në një ballafaqim me NATO-n.

“Blinken tha se ‘nuk duhet’, pra nuk tha që nuk do të lejojmë konflikte, por ‘nuk duhet të shohim’. Kjo është çështje interpretimit që besoj se ka rrezik në vete. Ne e pamë në 24 shtator që bandat paramilitare terroriste serbe hynë në Kosovë dhe e panë e gjithë bota. Prandaj rreziku ekziston. Unë jam i qartë që Serbia e ka të qartë humbjen nëse ballafaqohet, por që veprimet e tyre vendosja e ushtrisë kufi me Kosovën, organizimi dhe riorganizimi i grupit të Radoiçiqit dhe shtyrja apo shtytja nga ana e Rusisë për të hapur një front të ri, ndoshta do ta detyrojnë Serbinë që të ballafaqohet me NATO-n”, ka thënë Hoxha për RTV Dukagjini.

 “Ndoshta është pazar kusuritje për ta hequr problemin njëherë e përgjithmonë, kjo mund të jetë në analizë ushtarake edhe politike, të ballafaqohet me NATO-n të krijohet një rast i ri, një praktik e re të ketë kundër intervenimin e NATO-s, ndoshta edhe ta zgjidhin njëherë e përgjithmonë çështjen, edhe atyre u ka mbetur barrë, por ne nuk e kemi dertin e tyre”, ka deklaruar ai.

Hoxha ka theksuar se ekziston një rrezik, por Kosova është e fortë kur vepron në bashkëpunim me NATO-n.

“Pra, po besoj se nuk përjashtohet mundësia e një konflikti të ri, sepse ne e pamë praktikë më 24 shtator në veri ku ishte çështje e orëve që të përshkallëzohej konflikti dhe atyre iu dështoi plani, prandaj nuk hoqën dorë nga plani dhe nuk e dënuan sot e asaj dite. Ekziston rreziku, por ne jemi të fortë kur jemi në koordinim me NATO-n”, ka deklaruar Hoxha. /Dukagjini

Gjithashtu lexoni:

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 29/11/2023 29/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Sun
32 °C
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës
13:38 -09/08/2026
Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?
12:50 -09/08/2026
“Kosova nuk mund të krahasohet me Ukrainën”, Shqipëria i përgjigjet  vizitës së Zelenskyt në Serbi
12:01 -09/08/2026
16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
10:00 -09/08/2026
Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius
09:50 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?