Policia e Kosovës nëpërmjet një postimi ka bërë thirrje për bashkëpunim në gjetjen e vendndodhjes së dy të dyshuarave për një vjedhje në Prizren.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tyre ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Në njoftim thuhet se gratë në fotografi kërkohen, për veprën penale “Vjedhje ” e cila ka ndodhë me 23.07.2022 në një qendër tregtare në Prizren.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren
– E-mail adresa: [email protected]




