Një person ka rënë nga një ndërtesë në lagjen “Mati” në Prishtinë, mëngjesin e së mërkurës.
Lajmin e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës, shkruan Betimi për Drejtësi.
“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në lagjen Mati në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, konfirmoi Ahmeti.


