Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Mitrovicë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të ujit në disa pjesë, për shkak të intervenimeve në rrjetin e ujësjellësit.
Rruga “Lagjia e Doktorëve” në veri, rruga “Agim Ramadani”, Shkolla e Mesme Ekonomike “Hasan Prishtina” si dhe rruga “Jeton Tërstena” janë pjesët që do të kenë ndërprerje të ujit të pijshëm në Komunën e Mitrovicës.


