Policia e Kosovës në raportin e tyre 24- orësh kanë bërë të ditur se në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit kanë gjetur pa shenja jetë një mashkull kosovar në një objekt përcjellës të shtëpisë së tij.
Ndërsa, sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Fsh. Llukë e Epërme, Deçan 28.11.2023 – 16:45. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës të shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin 24- orësh.
Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.


