KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fulham futet në garë për Armando Brojën, por te Chelsea janë të vendosur ta mbajnë shqiptarin 
Sport

Fulham futet në garë për Armando Brojën, por te Chelsea janë të vendosur ta mbajnë shqiptarin 

Kosova News
Kosova News 10:21 -29/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet te Chelsea apo do të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi shqiptar është rikthyer në fushë pas një lëndimi të gjatë, derisa së fundmi është skuadra e Fulham që ka shprehur interesim për transferimin e tij.

Siç ka raportuar mediumi anglez The Standard, Fulham është në kërkim të një sulmuesi qendror dhe Armando Broja është në listën e dëshirave të tyre.

Edhe pse Broja nuk ka nisur asnjë ndeshje që nga tetori, ndikimi i tij në barazimin e fundit 4-4 me Manchester Cityn, ku fitoi një penallti vendimtare në minutën e fundit, ka nxjerrë në pah potencialin e tij.

Ylli shqiptar është i gatshëm të luftojë për një fanellë titullari te Chelsea me Nicolas Jackson, derisa edhe drejtuesit e klubit bardhekaltër nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga Broja.

Por nuk është vetëm Fulhami skuadra që ka shprehur interesim për transferimin e reprezentuesit shqiptar, pasi për të interesim kanë shprehur edhe West Ham United, Napoli dhe AC Milan.

22-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar gjashtë ndeshje në total, derisa ka një gol dhe një asistim. 

Gjithashtu lexoni:

Liverpooli gjen zëvendësuesin e Alexander-Arnoldit

Carlo Ancelotti emërohet trajner i ri i Brazilit

Dëmtohen Vinicius dhe Lucas Vasquez

Kosova e bronztë në evropianin e karatesë

Konfirmohen dy emrat e parë që do të largohen në verë nga Interi

Kosova News 29/11/2023 29/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

BE sjellë ekspertë për testim të Urës së Ibrit
22:23 -12/05/2025
Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse që kushton 25 milionë dollarë
21:48 -12/05/2025
Trumpi mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit
21:23 -12/05/2025
Liverpooli gjen zëvendësuesin e Alexander-Arnoldit
21:00 -12/05/2025
Ukraina përfundon ratifikimin e marrëveshjes për mineralet me SHBA-në
20:57 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?