Mijëra shqiptarë kanë zbritur mbrëmë në qendër të Londrës për të festuar ditën e pavarësisë së vendit, por duket se situata ka dalë jashtë kontrollit e shumë prej tyre janë arrestuar.
Rrugët rreth Westminsterit u bllokuan nga turma që valëvitnin flamuj shqiptarë dhe ndiznin fishekzjarre, me Audi, Mercedes dhe makina sportive të konvertueshme që shiheshin duke lëvizur në trotuar dhe duke i rënë borive.
Disa njerëz u panë duke valëvitur flamuj teksa qëndronin nëpër çatitë e automjeteve në lëvizje, ndërsa trafiku i rregullt në përpjekje për të kaluar nëpër kryeqytet u ndal pasi tubimi shkaktoi mbylljen e rrugëve, shkruan euronews.al
Policia Metropolitane konfirmoi se arrestoi shumë njerëz pasi disa njerëz hodhën fishekzjarre drejt turmës, ndërsa të tjerë dyshohet se hodhën shishe drejt oficerëve.
Forca lëshoi një urdhër shpërndarjeje në rrugët e Londrës qendrore, duke u dhënë oficerëve më shumë fuqi për t’i detyruar njerëzit të largohen nga zona ose t’i ndalojnë nëse refuzojnë.




