Një aksident trafiku ka ndodhur në Komoran të Drenasit sot rreth orës 10:20.
Bëhet fjalë për një aksident në të cilin janë përfshirë dy veturav, por që në video shihet vetëm njëra nga to.
Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë -Pejë.
Në vendin e ngjarjes ka dalur Policia e Kosovës. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, por të dy veturat kanë pësuar dëme materiale.
Njëra pjesë e rrugës është bllokuar tërësisht, dhe trafiku është duke u zhvilluar shumë ngadalë në një rrugë alternative aty afër, derisa janë bërë edhe kolona veturash.


